Për kënaqësinë e tifozëve dhe pilotëve, xhiroja e Portugalisë, një nga më zbavitëset e sezonit 2020 do të jetë e pranishme në kalendarin e Kupës së Botës 2021, pikërisht më 2 maj.
Prania e GP (Grand Prix; Çmimi i Madh) i Portugalisë në atë fundjavë fshiu përfundimisht idenë e zhvillimit të garës dy herë në Bahrein. Zgjidhje që në fakt përfaqësonte një plan B. Në këtë mënyrë, data e Imola-s nuk ndryshon: “Çmimi i Madh i prodhuar në Itali dhe Emilia Romagna” do të zhvillohet rregullisht në 18 prill.
Fillimi i sezonit është gjithashtu i pandryshuar, i planifikuar për në 28 mars në qarkun Sakhir. Konfirmimi i këtij kalendari do të arrijë të enjten 11 shkurt, datë në të cilën është planifikuar Komisioni i Formula 1, ku ekipet do të informohen zyrtarisht për të gjitha ndryshimet.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Meta-Kryemadhi përballen kokë më kokë, për ‘familjen’ dhe partinë
-
Euronews Green: Shqipëria prodhon 100 % energji nga burime të rinovueshme
-
Sulm i dyshuar izraelit ndaj Iranit, SHBA mohon përfshirjen
-
Maqedonci: Situata është e qetë – jemi të përgatitur dhe të trajnuar për ta mbrojtur territorin tonë