Sport

Rikthehet trofeu Berlusconi, ja cilat përballen


Pas gjashtë vitesh mungesë, trofeu “Luigi Berlusconi” kthehet përsëri në Itali. Një ndeshje miqësore klasike në futbollin italian që zhvillohet përpara nisjes së sezonit të ri futbollistik.

Ky do të jetë edicioni i 25-të i këtij trofeu, që nga viti 1991 që zhvillohet. Ndeshja për trofeun do të luhet midis Monza-s dhe Juventus-it në “U-Power Stadium”, ose siç njihet ndryshe “Brianteo Stadium” më 31 korrik, duke filluar nga ora 21:00.

Trofeu “Luigi Berlusconi” jepet në nder të babait të Silvio dhe Paolo Berlusconi-t, krerëve të klubit të Monza-s dhe përballë duhet të jetë një ekip që, në historinë e tij, ka fituar Champions League ose Copa Libertadores.

Ndeshja do të luhet për 90 minuta dhe, në rast barazimi, ajo do të shkojë direkt me penallti. Numri maksimal i tifozëve në shkallët e stadiumit nuk do të kalojë 1 mijë.

Ndeshja do të transmetohet drejtëpërdrejt në televizionin italian “Italia Uno”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore