Sport

Rikthehet Superliga U21


Ditën e sotme do të ngrejë siparin për këtë vit dhe futbolli i moshave U21. Sipas kalendarit ndeshjet do të luhen në tre ditë të ndryshme, duke filluar me një ndeshje ditën e sotme, Turbina-Kastrioti, në orën 13:00, dy ndeshje do te luhen neser dhe tre pasneser.

Turbina e vendit të 11 do të presë Kastriotin e vendit të gjashtë, me këta të fundit që deri tani kanë një ecuri pozitive shumë të mirë.

Pozita më pak të favorëshme për Turbinën, që pas shtatë javësh ka marrë vetëm gjashtë pikë, kundrejtë 11 të Kastriotit.

Vendasit kanë shënuar tetë gola dhe kanë pësuar 15. Miqtë nga Kruja kanë 20 gola të shënuar dhe 11 të pësuar.

 

 

 

 

 

 

 

Ditën e nesërme, po në orën 13:00 janë programuar të luhen sfidat, Bylis-Shënkolli dhe Apolonia-Football Republic.

Pasnesër do të luhen sfidat e tjera, në po të njëjtin orar, ato midis Kukësit dhe Akademisë së Futbollit, Laçit dhe Teutës, si dhe sfida e fundit Tirana-Vllaznia.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore