Sport

Rikthehet Shiffrin e artë


E madhja Mikaela Shiffrin rikthehet në fron. Dukej një sezon i shkuar dëm për amerikanen (6 herë medalje ari), dhe atë që nuk mundi ta bënte në garat teke, ajo e arriti në garën e kombinuar, thënë ndryshe në dygarëshin Zbritje e lirë + Super-G. Shiffrin dominoi provën e slalom-it duke rrëmbyer medaljen e artë për Kombinimin e Botërorit në Cortina. Bashkë me të në pod u ngjitën dhe sllovakia Petra Vlahova (+0’86) dhe zvicerania Michelle Gisin (+0’89). Të treja praktikisht fituese të një gare që nuk është në specialitetin e tyre.

Renditja e tre fitueseve në kombinim:

1. Mikaela Shiffrin (SHBA)

2. Petra Vlahova (Sllovaki)

3. Michelle Gisin (Zvicera)

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore