Përballje

Rikthehet Premier League me ndeshjet e javës së 22-të


Premier League sërish vjen me përballjet më spektakolare. Vetem dy ditë pasi u mbyll java e 21-të, ditën e martë janë në program 4 ndeshje të Premier League në kaudër të javës së 22-të.

Vijnë ndeshje për mbijetesë, për pozita evropiane por edhe te protagonistëve për titull.

Dy ndeshjet e para në program janë Sheffield United – West Brom dhe Wolves – Arsenal me fillim nga ora 19:00, kurse në mbrëmje dy ndeshjet tjera me fillim nga 21:15 janë Manchester United – Southampton dhe Newcastle – Crystal Palace.

Sheffield United – West Brom: Ndeshje direkte për mbijetesë ndërmjetë vendit të fundit të parafundit, ku të dyja ekipet janë me një këmbë jashtë Premier League, duke qenë respektivisht 13 dhe 9 pikë largë vendit të 17-të që edhe siguron mbijetesën. Sheffield ka vetëm 8 pikë pas 21 ndeshjesh, që është edhe rekordi më i dobët në histori të Premier League, kurse West Brom nuk po gjenë vazhdimësi në rikthimin e tyre në Premier League, ku kanë vetëm 12 pike pas 21 javëve.

Wolves – Arsenal: Ndeshje mes skuadrave që gjenden në mesin e tabelës, por që synim të qartë kanë evropën. Ekipi vendas po kalon një periudhë të vështirë ku nuk kanë fituar asnjë nga 8-të ndeshjet e fundit në Premier League, kurse krejt ndryshe nga Wolves janë Arsenal, që janë të pamposhtur në 7 ndeshjet e fundit në Premier League.

Manchester United – Southampton: United pret Southampton në Old Trafford, me qëllim kryesor që t’i rikthehet fitoreve pas 2 hapave fals në dy ndeshjet e fundit kundër Sheffield dhe Arsenal. Kurse Southampton vjen pas 3 humbjeve rradhazi në Premier League.

Newcastle – Crystal Palace: Një ndeshje e “qetë” mes dy skuadrave që nuk kanë problem me mbijetesën por as nuk kanë synime për pozitat evropiane. Të dy skuadrat vijnë pas fitoreve në ndeshjen e tyre të fundit.

Në Shqipëri, Super Sport do transmetojë ndeshjen mes Manchester United dhe Southampton.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore