Aplikacione

Rikthehet Parler


Parler, aplikacioni i medias sociale, është rikthyer në internet pas më shumë se një muaji bllokuar.

Agjensia e lajmeve, BBC, bën me dije se aplikacioni i quajtu Parler i cili është i ngjashëm me platformën Twitter, ka qenë i parapëlqyeri i mbështetësve të ish presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, gjithashtu një mundësi komunikimi për konservatorët e krahut të djathtë.

Parler-i u bllokua pas trazirave në Capitol të SHBA-së më datë 6 janar të këtij viti.

Sipas BBC, tani që është rikthyer në dyqanet e aplikacioneve dhe në Amazon, aplikacioni është vetquajtur si platformë e fjalës së lirë.

Për sa i përket përdoruesve, rikthimi i aplikacionit në fillim nuk është i disponueshëm për të gjithë. Ndërsa postimet e tyre të mëparshme nuk gjenden më në profilet e tyre.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore