Kultura

Rikthehet në Shqipëri shpendi mitik ‘Kali Qyqes’


Me ardhjen e stinës së pranverës në vendin tonë vijnë edhe shumë shpend shtegtarë. Lajmi i mirë vjen për shpendin ‘Kali i Qyqes” , i cili me sa duket ka nisur shtegtimin drejt Ballkanit.

“Shoqata e Ruajtjes dhe e Mbrojtjes së Mjedisit Natyror” në Shqipëri, shprehet se shpendi do shtegtoje nga kontinenti i Afrikës, rreth 5000 km.

Shtegtimi i Kalit të Qyqes

Kali i Qyqes është një shepend i rrallë, i cili dallohet nga koka me ngjyrë të verdhë, pendë të bardha dhe është pjesë e kulturave të ndryshme.

Egjiptianët e lashtë e adhuronin atë si një simbol të perëndeshës ‘Isis’ dhe e përjetësuan siluetën e tij në një hieroglif në alfabetin e tyre.

Kali i Qyqes konsiderohet si një shpend fantastik kur e shikon sepse ka kontraste shumë të fort nga dhe pikëpamja e jetesës së tij, ai është një sanitar i shkëlqyer i natyrës, pasi konsiderohen si pastruesit apo ruajtësit më i mirë i cilësisë së mjedisit.

Ky shpend së fundimi është folezues në Shqipëri dhe prej kohësh është në rrezik ekstrem zhdukje.  Konsideruar si një ndër shkabat më të mëdha në Shqipëri dhe prej më shumë se 30 vitesh popullsia e këtij lloji në Ballkan ka rënë ndjeshëm.

Kali i Qyqes është një shkabë migratore, e cila mund të fluturojë deri në 640 kilometra në ditë ndërsa përshkon distanca deri në 5 mijë kilometra, nga territoret e saj folezuese në Evropë në ato të dimërit, në skajin jugor të shkretëtirës së Saharasë në Afrikën Veriore.

Megjithatë, gjatë këtij fluturimi epik interkontinental, Kali i Qyqes përballet me rreziqe të ndryshme, si pasojë e helmeve të përdorur nga fermerët dhe barinjtë kundër grabitqarëve të mëdhenj, shqetësimit të territorit të saj folezues dhe gjuetisë së paligjshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore