Sport

Rikthehet Ligue 1, kampionët zbresin në fushë


Pas pauzës së kombëtareve, tashmë është koha që të rikthehen kampionatet. Ligue 1 do të jetë kampionati i parë që do të nisë, nga kryesorët e Evropës.

Një ndeshje do të luhet ditën e premte në ligën franceze, ku kampionët në fuqi, Lille do të ndeshen me Lorient-in, në shtëpinë e këtyre të fundit.

Pas katër javëve të para të kampionatit, të dy skuadrat kanë nga pesë pikë. Pesë gola ka shënuar Lorient-i, ndërsa ka pësuar gjashtë. Lilla ka shënuar gjashtë gola dhe ka pësuar nëntë të tillë.

Për teknikun, Christophe Pelissier, pritet të mungojnë Jeremy Morel-i, Loris Mouyokolo dhe Stephane Diarra. Për Jocelyn Gourvennec-in e Lille-s, pritet të mungojnë Orestits Karnezis-i dhe Renato Sanches-i.

Ndeshja do të luhet në “Stade Yves Allainmat-Le Moustoir”, duke filluar nga ora 21:00.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore