Sport

Rikthehet Liga Unike, në Pejë do të luhet “Final Four”


Më 20 dhe 21 prill në palestrën “Karagaçi” të Pejës do të organizohet Final 4 i Ligës Unike. Kjo është hera e parë që kjo ngjarje organizohet në Kosovë.

Gjysmëfinalja e parë zhvillohet më 20 prill. Në të do të takohen Golden Eagle Ylli-Teuta e Durrësit, duke filluar nga nga ora 17:00, kurse nga ora 20:30 zhvillohet gjysmëfinalja e dytë Peja-Prizreni 16. Më 21 prill zhvillohet ndeshja për vendin e tretë dhe finalja e madhe.

Ylli kishte përfunduar garat e rregullta me 13 fitore dhe vetëm një humbje. Humbja e vetme ishte pikërisht nga Teuta e Durrësit me rezultat 78:71, por më pas kishin fituar therandasit 73:59.

Durrësakët kishin përfunduar garat në vendin e pestë, e më pas në çerekfinale të “Play-off”-it mundën Tiranën.

Ndërkohë, Peja dhe Prizreni 16 janë ndeshur dy herë në garat e rregullta në Ligën Unike, ku pejanët shënuan dy fitore.

Në elitën e basketbollit të Kosovës janë përballur katër herë, ku në gjitha ndeshjet fituan pejanët. Verdhezinjtë përfunduan garat e rregullta në vendin e dytë, ndërsa prizrenasit në vendin e tretë dhe në çerekfinale të “Play-off”-it kishin mundur Rahovecin.

Ekipet gjysmëfinaliste do të shpërblehen me nga 3 mijë euro, ndërsa finalistët do të marrin edhe 5 mijë euro të tjera. Për ekipin fitues do të ndahen edhe 9 mijë euro.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore