Përballje

Rikthehet Kupa e Italisë, Juventus dhe Lazio zbresin në fushë


Sonte (e marte) do të rikthehet Kupa e Italisë me fazën e 1/8-ve të finales, ku në program janë për t’u zhvilluar dy ndeshje.

E para do të fillojë në ora 17:30, ku Lazio do të presë në shtëpi Udinese-n. Ky takim pritet të jetë interesant, me dy skuadrat që dëshirojnë kualifikimin në çerekfinalen e Coppa Italia.

Këto dy skuadra u përballen në këtë sezon në fazën e parë në Serie A, takim i cili dhuroi spektakël, duke përfunduar me rezultat 4:4.

Kujtojmë që fituesi i kësaj ndeshje, në fazën tjetër do të ketë përballë Milan-in.

Ndeshja tjetër e mbrëmjes të së martës, do të zhvillohet mes Juventus-it dhe Sampdoria-s, duel ky i cili do të fillojë në ora 21:00.

Juventus-i vjen në këtë sfidë pas një forme relativisht të mirë, të cilët në pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, kanë fituar tri, humbën në Superkupë ndaj Inter-it dhe barazuan me Napolin.

Ndërsa Sampdoria nuk po kalon aspak momente të mirë, të cilët në pesë ndeshjet e fundit, kanë humbur tri dhe kanë barazuar një.

Sa i përket ndeshjes së fundit mes tyre, edhe ajo ishte tejet interesante, të cilën e fitoi Juventus-i në Torino, me shifrat 3:2.

Kujtojmë që fituesi i këtij çifti, në çerekfinale do të ballafaqohet me Sassuolo-n.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore