Lajme

Rikthehet kufizimi i orës 22:00


Rikthehet kufizimi i lëvizjeve nga ora 22:00 e mbrëmjes deri në orën 06:00 të mëngjesit.

Ky rikthim i kufizimeve vjen pas ndryshimit në orare që vendosi Komiteti i Ekspertëve gjatë festave të fundvitit ku lëvizja e qytetarëve ishte e ndaluar nga ora 20:30 e mbrëmjes deri në 06:00 të mëngjesit.

Me zhvendosjen e orarit në 22:00, aktivitetet tregtare përgjatë kufizimit do të mbyllen dhe lëvizja e qytetarëve nuk do të lejohet me përjashtim të atyre që disponojnë leje apo arsye të veçantë.

Një nga masat e ndërmarra nga Komiteti i Ekspertëve ishte edhe pezullimi i fluturimeve me Britaninë e Madhe deri më datë gjashtë janar, mirëpo ende nuk ka të dhëna zyrtare nëse do të hapen fluturimet./AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore