Lajme

Rikthehet George Bush, por jo të gjithëve u pëlqen


Presidenti i 43-ë i SHBA-së ka nisur një fushatë për promovimin e librit të tij të ri, por jo të gjithëve po u shkon për shtat ky imazh i rinovuar, për shkak të kujtesës historike, mbi ditët e “luftës ndaj terrorit”.

Ai është rikthyer.

George W. Bush është sërish në skenën politike amerikane. Promovimi i një libri të shkruar prej tij, po e rikthen publikisht ish-presidentin në çdo ekran.

Daljet mediatike, përqendrohen në reformat e emigrimit. Një tendencë që përpiqet ta projektojë Bush-in, nga arkitekt i një lufte shkatërruese në Irak, në një shtetar të nderuar edhe nga liberalët më të mëdhenj.

Në fakt, që prej lënies së Shtëpisë së Bardhë, republikani ka fituar pikë në perceptimin publik. Barack Obama, pasuesi i tij në presidencën amerikane, e ka përshëndetur gjithashtu figurën e re të moderuar të Biden-it.

Por, jo të gjithëve u pëlqen ky imazh i ri!

Ata argumentojnë se amerikanët me kujtesë të shkurtër historike, po e përqafojnë këtë qasje të re të Bush-it. por, ata po harrojnë tërësisht se si figura e SHBA-së në botë, u shndërrua pas thirrjeve për “luftë mbi terrorin”, nga ish-presidenti.

“Shpresoj të ketë një kundërvënie ndaj këtyre zhvillimeve. Kjo, sepse është një skandal absolut nëse figura e atij njeriu rehabilitohet dhe shitet si progresiste”, mendon Jackson Lears, historian.

Ai gjithashtu shton se “ky burrë, në shoqërinë e Dick Cheney-t, krijoi një dëm të gjatë dhe të përhershëm në presidencën dhe sistemin amerikan”. “Ndoshta, një dëm të pabërë më parë”.

Libri i ri i Bush-it, i rri shumë mirë për shtat imazhit të tij të ri. Presidenti i 43-ë, pikturoi aty portretet e 43 emigrantëve, të cilët i ka njohur gjatë jetës, duke përshkruar edhe historinë e takimit me ta.

Nga zyra e tij, vijnë prononcime se ideja, është që ai të reflektojë histori frymëzuese, në debatin e sotëm mbi çështjen e emigrantëve. Një lloj nevoje për reformim, për shkak të ngjarjeve të fundit.

Një rikthim i ish-presidentit në skenë, por që nuk iu pëlqen të gjithëve.

Një rikthim, i cili mund – ose nuk mund – të sjellë një ndryshim popullor mbi imazhin e emigracionit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore