Lajme

Rikthehen rrëmbimet e vajzave në Nigeri


Njerëz të armatosur kanë bastisur një shkollë në Nigerinë veriperëndimore. Ata kanë rrëmbyer dhjetëra vajza, duke shënuar rrëmbimin e tretë masiv të fëmijëve që nga dhjetori i kaluar.

Banorët janë shprehur se sulmuesit ngritën pritë në shkollën e mesme të vajzave.

“Kamionët po pushtonin qytetin dhe të armatosurit po qëllonin me armë në ajër”, u shpreh një nga kujdestarët e vajzave, Sa’idu Kwairo.

“Ne mund të dëgjonim zërat e pafuqishëm të vajzave që bërtisnin për ndihmë”, shtoi ai.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por bandat kriminale të njohura si “banditë” janë të njohur për ngjarje të tilla. Kjo fatkeqësi i ka shtyrë nigerianët t’i bëjnë thirrje shteti për të shpallur gjendje e jashtëzakonshme.

Historiku i sulmeve

Rrëmbimi vjen pasi sulmuesit hynë në një shkollë tjetër në Nigerinë veri-qendrore, duke rrëmbyer më shumë se 40 persona, përfshirë 27 studentë.

Në dhjetor, Boko Haram mori meritat për kapjen e më shumë se 300 djemve, nga një shkollë në shtetin veriperëndimor të Katsina.

Grupi ekstremist fitoi famë për rrëmbimin e  270 vajzave nga qyteti Chibok në 2014-ën, duke shkaktuar një fushatë virale të mediave sociale për për kthimin e tyre të sigurt.

#BringBackOurGirls ishte dhe thirrja e fushatës. Nga ato vajza akoma nuk janë gjetur 100 prej tyre.

Rrëmbimet po prekin arsimin në disa prej komuniteteve. Pas secilit sulm, autoritetet kanë bërë thirrje që shkollat ​​të mbyllen me grila për disa ditë ose javë.

Megjithëse, Boko Haram, vepron në verilindje të vendit, analistët thonë se anëtarët e bandës kanë marrëdhënie me ekstremistët. Autoritetet nuk janë të sigurt nëse rrëmbimet e fundit janë kryer nga bashkë-komplotistët.

Ministri i mbrojtjes i Nigerisë, Bashir Salihi Magashi,  këshilloi njerëzit të mos “ishin frikacakë” dhe të mbroheshin kundër banditëve. Kjo deklaratë nxiti zemërim te njerëzit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore