Lajme

Rikthehen protestat e dhunshme në Barcelonë


Mbrëmjen e 29 marsit, në qytetin e Barcelonës pritet një demonstrim që është planifikuar në “Kopshtet e Hijëshisë”. Orari kur priten fillimet e para të grumbullimeve të qytetarëve është ora 19:00.

Postimet në lidhje me protestën, kanë shfaqur qëllimet e protestuesve për trazira, duke formuar barrikada.

Protesta pritet të ketë të bëjë sërish me arrestimin e Pablo Hasel, siç është dëshmuar nga demonstratat e mëparshme në qytet.

Postimet e deritanishme flasin gjithashtu, për të qenë në mbrojtje të lirisë duke kërkuar lirimin e anarkistëve dhe të burgosurve politikë.

Për më tepër, protestuesit kanë dhe një sërë kërkesash në lidhje me politikën publike

Në Barcelonë është zhvilluar një protestë e gjerë këtë vit. Imazhi më poshtë tregon incidente nga protesta të regjistruara që nga 1 janari.

Gati 41 nga 119 protesta, ose mbi një e treta e protestave të regjistruara në Spanjë në këtë kohë, janë zhvilluar në Barcelonë.

Rindërtimi i ngjarjeve

Hasél, i njohur për pikëpamjet e tij të majta, u arrestua pasi nuk arriti të vetë-dorëzohej. Nga e premtja në emrin e tij hyn në fuqi një dënim në masën e nëntë muajve mbi tweet-et provokuese.

Ai e ka quajtur ish-mbretin Juan Carlos  “një kapo mafie” dhe akuzon policinë për torturimin dhe vrasjen e demonstruesve dhe migrantëve.

Një gjykatë në qytetin e tij të Lerida-s e ka dënuar sërish në 12 shkurt rapper-in. Masa me dy vjet e gjysmë vjen nga akuzat mbi kërcënimin për të vrarë një burrë në një lokal, sipas një vendimi të botuar të enjten.

Qindra artistë janë mbledhur për çështjen e Hasél-it, duke përfshirë kineastin Pedro Almodóvar dhe aktorin Javier Bardem.

Amnesty International tha se burgosja e tij për tekste këngësh dhe tweet-e ishte “e padrejtë dhe joproporcionale”. Në fushata të tjera thonë se ndjekja penale e tij është një sulm i rrezikshëm ndaj fjalës së lirë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore