Sport

Rikthehen kampionatet, ja sfidat e ditës


Pas ndeshjeve në Kupat e Evropës që u zhvilluan përgjatë javës, në Champions League, Europa League dhe Conference League tashmë është radha e kampionateve për t’u rikthyer.

Pesë ndeshje në pesë kampionatet më të forta në Evropë do të luhen ditën e premte. Përkatësisht do të ketë nga një ndeshje në Premier League, La Liga, Serie A, Bundesliga dhe Ligue 1.

Të pesta ndeshjet do të luhen në mbrëmjen e të premtes, duke filluar nga ora 20:30, 20:45 dhe 21:00.

Ndeshja e parë do të fillojë në Bundesliga. Hertha Berlin-it do të presë Greuther Furth-in në “Olympiastadion”, duke filluar nga ora 20:30.

Vendasit në katër javët e para të kampionatit kanë arritur të marrin tre pikë. Për miqtë situata pas katër ndeshjeve të para është paksa më e keqe, pasi kanë vetëm një pikë. Përballja e fundit mes dy skuadrave ka qenë gati 10 vite më parë, e përfunduar me fitoren e Hertha-s në shifrat 2-0.

Serie A, Sassuolo do të presë Torino-n në “Mapei Stadium”, duke filluar nga ora 20:45. Pas tre ndeshjeve të para në kampionat Sassuolo numëron katër pikë, ndërsa Torino tre. Përballja e fundit mes tyre ishte në marsin e këtij viti e përfunduar në shifrat 3-2 në favor të Torino-s.

Premier League, Newcastle do të presë Leeds-in në “St James’ Park”, duke filluar nga ora 21:00. Fillimi i kampionatit ka qenë i vështirë për të dy skuadrat. Pas katër ndeshjesh Newcastle numëron një pikë dhe Leeds-i dy pikë.

La Liga, Celta Vigo do të presë Cadiz-in në “Municipal de Balaidos”, duke filluar nga ora 21:00. Pas katër ndeshjeve të para në kampionat, vendasit numërojnë vetëm një pikë të fituar, ndërsa miqtë dy pikë.

Ligue 1, Strasbourg-u do të presë Metz-in në “Stade de la Meinau”, duke filluar nga ora 21:00. Pas pesë ndeshjeve të para në kampionat, vendasit numërojnë katër pikë të grumbulluara, ndërsa miqtë tre pikë.

Ndeshjet e kampionateve do të vijojnë edhe në fundjavë. Ditën e shtunë do të luhen gjashtë ndeshje në Premier League, katër në La Liga, pesë në Bundesliga, tre në Serie A dhe dy nëLigue 1.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore