Kosova

Rikthehen çmimet tavan për derivatet në Kosovë  


Ilustrim

Pas rritjes graduale të çmimit të derivateve, Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, ka rikthyer regjimin e çmimit tavan për shitjen e derivateve këtë të premte.

Sipas një komunikate për media e lëshuar nga kjo ministri, çmimi maksimal i lejuar për shitjen e naftës  është 1.78 euro për litër.

Çmimi tavan i benzinë është caktuar për 1.43 euro për litës.

Ndërsa, çmimi maksimal i lejuar për gaz është 0.76.

Çmimet në fjalë sipas ministrisë vlejnë deri të premten prej orës 10 dhe janë valide për 24 orët e ardhshme.

Më 22 qershor, Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar me unanimitet, udhëzimin administrativ për rregullimin e çmimeve për produktet e naftës dhe karburanteve të ripërtritshme dhe masat e tjera mbrojtëse, në Kosovë.

Udhëzimi administrativ në fjalë bëhet me qëllim që të mbrohet konsumatori, të mbrohet konkurrenca për të mënjanuar çrregullimet në treg dhe për qëllime të tjera të interesit shtetëror, ka deklaruar ministrja e Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, në mbledhjen e qeverisë këtë të mërkurë.

Udhëzimi Administrativ u vu në funksion vetëm për një periudhë një mujore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore