Lajme

Riinfektim me COVID – Si vepron trupi?


“Rreziku ekziston dhe nuk është i papërfillshëm”.

Një raport i fundit  nga Instituti i Lartë i Shëndetësisë (ISS) në Itali, ka treguar se riinfektimet nga 24 gushti deri më 9 janar ishin 2,7% të rasteve.

Reflektuar në shifra kanë qenë mbi 108 mijë dhe javën e fundit ato u rritën në 3,2%, krahasuar me rreth 1% të regjistruar nga tetori deri në fillim të dhjetorit.

Të dhënat e mbledhura nga Imperial College London tregojnë se, me variantin e ri, Omicron, infeksioni pas shërimit është 5 herë më i shpeshtë sesa me Delta.

 Kush rrezikon më shumë?

Sipas raportit të ISS-së, 21 mijë raste të riinfeksionit kanë rezultuar te personat e paimunizuar midis mesit të dhjetorit dhe mesit të janarit ndërsa 2 mijë e 800 raste midis atyre të vaksinuar me të paktën një dozë në kohën e diagnostikimit dhe 65 mijë midis atyre të cilët e kanë marrë vaksinën pas infeksionit të parë.

Në kategorinë e punonjësve shëndetësorë, pati mbi 4 mijë  riinfeksione në një muaj , krahasuar me 37 mijë diagnozat e para në pjesën tjetër të popullsisë.

Sipas grupmoshave, më të prekur ishin kategoria 20 deri në 39 vjeç duke përbërë 39% e totalit të riinfeksioneve, të ndjekur nga 40-59 vjeç (34%).

Gjeografikisht, 74% e infeksioneve të dyta ose të treta ndodhën në Italinë Veriore.

Sa kohë mund të kalojë ndërmjet infeksionit të parë dhe të dytë?

Ministria e Shëndetësisë përkufizon një “rast riinfeksioni” si një person që kontrakton Sars-Cov-2 të paktën 90 ditë pas sëmundjes së mëparshme, ose më pak se 90 ditë, por me një lloj tjetër viral, të dokumentuar nga gjenotipizimi.

A ka dikush që sëmuret për herë të dytë ose të tretë simptoma më të lehta?

Omicron është i lidhur me evazionin e pjesshëm imunitar, për sa i përket infeksionit. Kjo do të thotë që të rikuperuarit dhe të vaksinuarit janë më pak të mbrojtur nga infektimi.

“Megjithatë, ne kemi të dhëna shumë të forta që tregojnë se si qelizat T, ato të kujtesës imunologjike, mbeten aktive edhe kundër variantit të ri, duke shmangur format e rënda të sëmundjes”, shpjegoi Mario Clerici , profesor i i imunologjisë në Universitetin e Milanos drejtor i Fondacionit Don Gnocchi .

Kjo, sipas tij shpjegon pse sot, pavarësisht numrit shumë të lartë të infeksioneve, përqindja e pacientëve të shtruar, edhe në terapi intensive, nuk arrin nivele alarmante.

A mund të infektohen të rikuperuarit nga Omicron me të njëjtin variant?

Kjo nuk ka gjasa, sepse gjatë një infeksioni trupi prodhon një përgjigje imune të drejtuar posacërisht kundër virusit përgjegjës. Prandaj, me përjashtim të subjekteve shumë të brishtë ose të imunosupresionuar, infektimi disa herë me të njëjtin lloj është shumë i rrallë .

“Duhet të kemi parasysh që Delta dhe Omicron bashkëjetojnë për momentin”, nënvizoi Clerici.

Marrë nga Corriere Della Sera, përshtatur për Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore