
Xhamia e Et’hem Beut është rihapur pas një restaurimi disa mujor të pjesës së çatisë dhe afreskeve.
Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti, kanë vizituar ambientet e xhamisë në hapjen e muajit të shenjtë të Ramazanit për besimtarët myslimanë.
“Ky xhevahir i trashëgimisë sonë Kulturore është kthyer në krejt shkëlqimin e vet”, shkruan Rama në Facebook. “Pas një pune të gjatë milimetrike, që ka nxjerrë gjithçka fshihej nën shtresat e kohërave dhe sot është vendi ideal, për të uruar Muajin e Madh të Ramazanit”.
“Me besimin e madh se ky do të jetë edhe një muaj i afrimit vendimtar me dritën në fundin e tunelit rraskapitës të pandemisë”, përmbyll Rama.
Nga xhamia ndërkohë, kryeministri ka nënvizuar faktin se “deri në një muaj më parë, nuk imagjinohej që të mbylleshin punimet”. “Me zgjatjen e orarit të lëvizjes, do të keni edhe më të thjeshtë të kryeni ritet fetare. Si thoni dhe ju, muaji i ardhshëm, shpresojmë të na gjejë të lehtësuar”.
Kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu, “kjo është një ditë e gëzueshme për gjithë myslimanët shqiptarë”.
Ministrja Margariti ndërkaq, ka theksuar faktin se “punë është bërë edhe për rikonstruksionin e jashtëm”. “Ndriçimi, minarja dhe gjithë dekori është kombinuar me pamjen e sheshit Skënderbej.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Shpëtim Idrizi paralajmëron largimin nga opozita, nëse vijohet mbështetja e Belerit
-
Begaj garanton Lajçakun se Shqipëria do të luajë rolin e saj për uljen e palëve në dialogun Kosovë-Serbi
-
Begaj takon Mbretin e Jordanisë, thekson se ka mundësi bashkëpunimi mes vendeve
-
Transportonte veshje të firmave pa faturë tatimore, procedohet një person në Lezhë
Lajmet kryesore
-
Planet e zgjerimit të BE-së mund të testojnë nëse Unioni ende funksionon
-
Begaj garanton Lajçakun se Shqipëria do të luajë rolin e saj për uljen e palëve në dialogun Kosovë-Serbi
-
Britania ka 18 muaj që zhvillon bisedime sekrete me Rusinë
-
Osmani shpreson që shtetet e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik ta njohin Kosovën