Kulturë

Rihapet Mauzoleu i Augustit


Varri i perandorit të parë të Romës së Lashtë do të hapet për publikun më 1 mars 2021.

Mauzoleu i kushtohet Augustit, i njohur gjithashtu si Oktaviani, i cili mori frenat e pushtetit në Romë nga Julius Caesar. Vetë Augusti urdhëroi ndërtimin e saj, tridhjetë vjet para vdekjes së tij.  Ai u varros atje së bashku me anëtarët e tjerë të dinastisë, Julio-Klaudiane.

Mauzoleu është një varr masiv rrethor, një nga më të mëdhenjtë në qytetin e Romës, si dhe në botën antike.

Arkeologët janë mjaft të sigurt se ishte i mbuluar me mermer të bardhë dhe dekorime, kur u ndërtua për herë të parë.

Sidoqoftë, ndryshe nga ndërtesat e tjera antike romake, si Koloseu dhe Forumi Romak, Mauzoleu ka mbetur i mbyllur për publikun pasi po restaurohej.

Sipas faqes zyrtare të Mauzoleut, punimet e restaurimit filluan në vitin 2008 dhe zgjatën pothuajse 13 vjet. Ato kushtua më shumë se 20 milionë euro.  Varri nuk ishte i vetmi që u rinovua, por edhe sheshi rreth tij.

Pjesa e parë e procesit përfshinte gërmimin arkeologjik dhe punën e duhur të restaurimit, ndërsa pjesa e dytë ishte përqendruar në ndërtimin e duhur të infrastrukturës për turistët.

Biletat e hyrjes do të jenë falas deri në 21 prill 2021, edhe pse ato duhet të rezervohen paraprakisht. Pas kësaj, vetëm banorët e Romës do të mund të hyjnë falas./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore