Stil

Rihanna në kopertinën e “Vogue”: Një rrëfim i sinqertë për dashurinë dhe mëmësinë


Rihanna ia besoi revistës “Vogue” kopertinën e parë të saj gjatë shtatzënisë, bashkë me një rrëfim të gjatë e të sinqertë për gjithçka ka ndodhur dhe po përjeton në tremujorin e fundit të pritjes së ëmbël.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Vogue (@voguemagazine)

Si asnjëherë më parë, Rihanna tregoi për raportin e saj me A$AP Rocky, një dashuri e lindur nga një miqësi e gjatë, e cila sipas vetë divës së muzikës, “u desh kohë të kalonte në raportin që kanë sot”.

“Njerëzit nuk dalin kollaj nga ‘friend zone’ (rrethi i shoqërisë) me mua dhe u desh ca kohë që të mësohesha me faktin që e njohim aq mirë njëri-tjetrin. Sepse ne e dimë sa probleme mund t’i hapim njëri-tjetrit”, tha Rihanna në nisje të rrëfimit për lidhjen e saj.

Këngëtarja pranoi se gjithçka nisi gjatë një performance së bashku, kur Rocky doli jashtë skenarit dhe i preku vithet me delikatesë.

Ndonëse menaxheri i saj dhe e gjithë trupa e kërcimtarëve pritën të shikonin Rihanna-n e acaruar, vunë re që ajo e anashkaloi situatën dhe aty lindi dyshimi i parë për një pëlqim të ndërsjellët.

Are Rihanna and ASAP Rocky Engaged? - XXL

Po lidhja e tyre kur nisi?

“Ai u bë familja ime gjatë pandemisë dhe izolimit”, vijoi rrëfimin Rihanna.

Asokohe, të dy nisën një udhëtim me autobus nga Los Angeles në New York, larg syrit të publikut dhe kjo i afroi shumë.

“Gatuanim ushqime skare gjithandej. Kishim ndalesa të ndryshme gjatë rrugës dhe gjithçka ishte një aventurë, ashtu siç unë i dua gjërat, të thjeshta dhe të bukura. Unë thjesht dua të jetoj, t’i shijoj gjërat e vogla dhe në këtë udhëtim kuptova që mund të bëja gjithçka në jetën time me atë në krah”, zbulon Rihanna.

Këngëtarja vendosi të shkonte bashkë me reperin për të takuar familjen e saj në Barbados, fill pas pandemisë.

Gjatë rrëfimit, ajo ndalon veçanërisht te takimi i parë i A$AP Rocky me nënën e saj, dhe sikletin që kishte ndier për të ditur si do e priste kjo e fundit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Vogue (@voguemagazine)

“Mami im mund ta lexojë një person me një vështrim. Në fillim, vëzhgon dhe më pas lëviz avash-avash drejt tyre. Mendoj se edhe unë i kam ngjarë shumë në këtë aspekt. Ka disa djem, me të cilët kam pasur lidhje, të cilët ime më nuk i duron dot as sot, ndërsa me Rocky-n gjërat shkuan ndryshe”, pranon Rihanna duke buzëqeshur. “Ajo u magjeps menjëherë nga ai dhe ishte shumë e ngrohtë”.

Ndërsa kur gazetarja e pyet për gjërat që do më shumë në raportin me partnerin e saj, këngëtarja thekson “sinqeritetin” reciprok, çka e bën të lumtur.

“Ne i tregojmë çdo gjë që ndiejmë njëri-tjetrit, kemi të njëjtat synime, flasim për pasiguritë dhe frikën pa pasur fare siklet”, thotë më tej këngëtarja.

Po shtatzënia, a ishte e planifikuar?

“Nuk do të thosha që e kishim planifikuar, por as nuk po përpiqeshim të mos ndodhte. Unë nuk e di datën kur kam ovulimin, apo gjëra të këtij lloji. Thjesht shijuam dashurinë tonë dhe në test u shfaq bebi. Nuk humba kohë fare, e thirra Rocky-n dhe ia tregova. Të nesërmen isha te mjeku dhe kështu nisi rrugëtimi ynë”, vijon Rihanna.

Kur flet për shtatzëninë, biznesmenia tregon se nuk ka pasur siklete të mëdha gjatë muajve të pritjes së ëmbël, por ka ditë që nis të qajë krejt nga hiçi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by badgalriri (@badgalriri)

Megjithatë, siç thotë vetë: “Ndiej se e kam menaxhuar shumë mirë, edhe pse kisha frikë në fillim, e nuk e dija çfarë më priste”.

Rihanan tregon se e ka ëndërr ta rrisë fëmijën e saj në Barbados, por duke u treguar realiste, nuk mendon se kjo do të ndodhë.

Megjithatë, ajo thekson se sfida më e madhe do të jetë balanca mes jetës si nënë, bizneseve dhe karrierës.

Këngëtarja paralajmëron edhe muzikë të re, që siç tregon vetë “do të jetë ndryshe nga çdo gjë tjetër që ka bërë deri tani”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Vogue (@voguemagazine)

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore