Kosova

Rifillon gjykimi ndaj ish-ministrit Nenad Rikalo


Nenad Rikallo, ish-ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Gjatë ditës së hënë pritet të mbahet vazhdimi i gjykimit për ish-ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo me akuzën për korrupsion.

Përveç tij vazhdimi i gjykimit do të ndodh edhe për zyrtarë të tjerë të kësaj dikasteri, ky në mesin e të akuzuarve është edhe sekretari i përgjithshëm i kësaj ministrie, Kapllan Halimi dhe gjashtë zyrtarë të tjerë.

Sipas aktakuzës së përpiluar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës me 26 dhjetor 2019, të pandehurit Nenad Rikalo, Kapllan Halimi, Shefki Zeqiri dhe Ekrem Gjoka, akuzohen se në bashkëveprim, gjatë vitit 2018, kanë mundësuar që disa kompani të përfitojnë grande në mënyrë të kundërligjshëm.

Në aktakuzë thuhet se i pandehuri Rikalo në cilësinë e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka tejkaluar kompetencat e tij duke hartuar ‘Program të veçantë’ për financimin e disa projekteve.

Bazuar në aktakuzë konzorciumi ‘Dhemetra’ SH.P.K ka arritur të fitojë grandin ‘Ndërtimi i fabrikës për prodhimin e plehut organik’ ani pse projekti nuk ishte fare në listën ku financimi mbulohet përmes grandeve.

Seanca për vazhdimin e gjykimit të ish-ministrit Rikalo dhe zyrtarëve të tjerë të kësaj ministrie ishte paraparë të fillonte me 6 maj, mirëpo e njëjta ishte shtyrë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore