Boterori 2022

Rice: Nuk kemi frikë nga Franca, ata duhet të frikohen nga ne


Anglia e kaloi Senegalin në fazën e 1/8-ve të finales së Kupës së Botës, duke e mposhtur me rezultat 3:0.

Në fakt anglezët nuk e vënë për asnjë moment kualifikimin tutje, duke dominuar ndaj kombëtares afrikane.

Megjithatë, tani ata i pret testi më i vështirë në Botëror, teksa në çerekfinale do të përballen me kampionin në fuqi të botës, Francën.

Mesfushori i “Tre Luanëve” (që ishte titullar në çdo ndeshje), Declan Rice, ka thënë se nuk e ka frikë aspak kombëtaren e Francës, derisa shtoi se ata duhet të kenë frikë nga anglezët.

“Kombëtaret e tjera të mbetura në garë tashmë duhet të fillojnë dhe të na e kenë frikën. Ne jemi një skuadër e madhe, por nuk po na i japin të gjitha meritat që na takojnë”, tha mesfushori i West Ham-it.

“Kur skuadrat e tjera si Argjentina apo Holanda fitojnë me lehtësi ndeshjet e tyre, theksohet fakti se janë shumë të forta ndërsa e kundërta ndodh me ne”, u shpreh Rice.

Kujtojmë që ndeshja Angli – Francë është planifikuar të luhet të shtunën më datë 10 dhjetor duke nisur nga ora 20:00.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore