Sport

Ribery largohet nga Fiorentina?


Legjenda e Bayern Munich, 37-vjeçari, duket se do largohet nga Fiorentina pas dy sezoneve në Itali.

Koha e tij si futbollist duket se po vjen drejtë fundit, dhe francezi nuk e sheh Fiorentina-n si vendin ku do të mbyllë karrierën.

Siç raporton Gazetta Dello Sport, Ribery do largohet nga Fiorentina këtë verë.

Destinacioni i tij me sa duket do jetë sërish Bundesliga.

Disa klube janë të interesuara për shërbimet e francezit, dhe e shohin atë si opsion të vlefshëm për skuadrën e tyre.

Shumica nga ato skuadra janë gjermane, që është edhe dëshira kryesore e francezit.

Me shumë gjasa, këpucët në gozhdë, Ribery do t’i varë në ligën ku kaloi pjesën më të madhe të karrierës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore