Sport

Rezulton pozitiv me COVID-19, detyrohet të largohet nga Wimbeldon-i numri 6 i botës në tenis


Tenisti italian, Matteo Berrettini, është i detyruar të largohet nga turneu i Wimbledon-it për shkak se ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Këtë lajm e ka bërë publik vetë tenisti përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan është shprehur shumë i mërzitur.

“Më është thyer zemra. Kam pasur disa simptoma gripi dhe jam izoluar në ditët e fundit. Edhe pse ishin simptoma të lehta, vendosa që ishte e rëndësishme të bëj një test të mëtejshëm këtë mëngjes për të mbrojtur shëndetin dhe sigurinë e kundërshtarëve të mi dhe të gjithë të përfshirëve në turne”, shkruan italiani.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Matteo Berrettini (@matberrettini)

“Nuk kam fjalë ta përshkruaj zhgënjimin tim. Ëndrra ka mbaruar për këtë vit, por unë do të kthehem më i fortë. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen”, ka shkruar Berretini në profilin e tij.

Kështu numri 6 i tenisit në botë humbet një nga turnetë më të rëndësishëm të këtij sporti.

Italiani do duhej të përballej sot në ora 2 me Garin, megjithatë vetë 26-vjeçari njoftoi se nuk do të ketë më mundësi ta vazhdojë këtë rrugëtim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore