Sport

Rezultatet dhe ndeshjet për kualifikueset e Champions League


Kanë filluar çerekfinalet e fazës kualifikuese për sezonin 2021/’22 në Champions League.

Në këtë raund, luajnë 26 skuadra.

13 nga skuadrat fituesi, i bashkohet edhe shtatë skuadrave tjera në gjysmëfinale.

Nga 20 skuadrat që do të mbesin pas kësaj faze, vetëm pesë nga ato do ta sigurojnë pjesëmarrjen në fazën e grupeve të Champions League.

Të martën, u zhvilluan gjashtë ndeshja.

Në Armeni, përballë Alashkert, moldavët e Sheriff Tiraspol fituan me rezultat 1-0.

Lincoln Red Imps nga Gjibraltari, përkundër që arritën epërsinë ndaj rumunëve të Cluj, në fund e humbën takimin me rezultat 1-2.

Kroatët e Dinamo Zagreb-it, ndeshjen e parë e fituan me rezultat të pastë, 2-0, përballë qipriotëve të Omonia-s.

Me të njëjtin rezultat, hungarezët e Ferencvaros, fituan përballë lituanezëve të Zalgiris.

Rapid Vienna e Austrisë po ashtu arriti fitore si vendas, me rezultat 2-1, përballë çekëve të Sparta Pragës.

Skocezët e Celtic, u ndalën në barazim nga danezët e Midtjylland.

Gjatë ditës së sotme, zhvillohen këto ndeshje.

Almaty – Red Star, 16:00.

Malmo – HJK, 19:00.

Mura – Ludogorest, 20:00.

Slovan Bratislava – Young Boys, 20:30.

Legia – Flora, 21:00.

Olympiacos – Neftci Baku, 21:00.

PSV – Galatasaray, 21:00.

Ndeshjet e kthimit do të luhen më 27 dhe 28 korrik.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore