Lajme

Reznikov: Deri më tani 800 ushtarë rusë të vrarë dhe 30 tanke të shkatërruar


Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksiy Reznikov, deklaroi të premten e 25 shkurtit, se deri më tani janë vrarë rreth 800 ushtarë rusë, që nga fillimi i agresionit që Rusia bëri ndaj Ukrainës.

Gjithashtu raportohen se janë shkatërruar më shumë se 30 tanke, rrëzuar shtatë avionë dhe gjashtë  helikopterë rusë.

Në një fjalim, presidenti i Ukrainës, Volodomyr Zelensky, tha se vendi i tij “mbeti i vetëm” për të luftuar Rusinë. Po ashtu deklaroi se objektivi kryesor i ushtrisë ruse është ai dhe familja e tij, deklaratë kjo e konfirmuar edhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH).

Pushtimi i Ukrainës ka shkaktuar sanksione të ashpra ekonomike ndaj Rusisë.

Forcat ruse kanë sulmuar tashmë vendet kryesore në Ukrainë dhe kanë marrë nën kontroll termocentralin bërthamor të Çernobilit.

Për të lexuar zhvillimet e plota kliko KËTU

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore