Jetesë & Stil

Rezidenca luksoze ku do të jetojë Ivanka Trump


Pas largimit nga shtëpia e Bardhë Ivanka Trump, bashkëshorti i saj, Jared Kushner dhe ishpresidenti Dondald Trump do të jetojnë në Florida.

Ish-këshilltarët e lartë presidencialë kanë nënshkruar një qira njëvjeçare në një nga ndërtesat më të lakmuara të Miamit pranë oqeanit, “Arte Surfside”.

Arte është një nga komplekset më të shtrenjta në lagjen Surfside, me një çmim mesatar qiraje prej afro 47 mijë dollarë në muaj. Arte Surfside, u projektua nga arkitekti italian, Antonio Citterio, në 2019-ën. Ndërtesa 12-të katëshe ka 16-të hyrje, duke filluar nga 3,mijë e 150 deri në 7 mijë e 550 metra katrorë, me pesë dhoma gjumi.

Hyrjet janë të pajisura me tavanë romakë, dysheme lisi të bardha, dollapë poliformë, tavolina mermeri italiane, pajisje kuzhine dhe tarraca. Secili ka pika parkimi private dhe hyrje të drejtpërdrejtë të ashensorit me njohjen dixhitale të gjurmëve të gishtave.

Komoditetet e ndërtesës janë po aq mbresëlënëse, me një fushë private tenisi, pishinë të brendshme të nxehtë, sauna, zonë meditimi, palestër, dhomë ndenjeje, kuzhinë dhe sallë lojrash për fëmijë./AlbanianPost.com

 

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore