Sport

Rexhbecaj refuzon Kombëtaren e Shqipërisë


Mesfushori i Koln-it, Elvis Rexhbecaj ka refuzuar që të përfaqësojë ngjyrat kuq e zi, thuhet në mediat kosovare.

23-vjeçari nga Prizreni është duke kaluar një moment shumë të mirë në Bundesligë me Koln-in. Ai është aktivizuar në 24 ndeshje, ku ka shënuar pesë gola dhe ka dhuruar dy asiste.

Forma e mirë e talentit, ka bërë që Hamdi Salihi të kontaktojë me lojtarin, por që për momentin është refuzuar. Arsyeja e refuzimit është se lojtari nuk e ka vendosur akoma se kë kombëtare do të përfaqësojë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore