Sport

Revolucioni dhe trimëria e Xavi-t në Barcelonë


Xavi Hernandez tregoi guxim për të krijuar formacionin e Barcelonës që nxori në San Sebastian. Trim në dy mënyra. Së pari sepse ai ndryshoi sistemin për të luajtur me formacionin 3-4-3.

Për herë të parë ai luajti pa asnjë kapiten të dukshëm në fushë, ata që ishin bashkëlojtarët e tij, kur luante futboll, i uli të gjithë në stolin e rezervistëve.

Sergio Busquets mënjanë për shkak se u lëndua, por Xavi vendosi në stol edhe Jordi Alba-n. Nuk ishte një vendim i lehtë. Ai e zëvendësoi atë me Alejandro Balde-n.

Debati u mbyll shpejt sepse, as pas minutës së parë të lojës, lojtari vendas luajti një rol kyç në asistimin për golin e parë të Robert Lewandowski-t.

Në pankinë u lanë edhe Gerard Pique dhe Sergi Roberto. I pari nuk luajti fare. Askush nuk është i befasuar sepse trajneri e kishte paralajmëruar tashmë gjatë verës se nuk do të startonte dhe do të duhej të fitonte vendin e tij.

Barcelona po kalon një kohë kur duhet të merren vendime të vështira dhe kjo është ajo që po bën Xavi.

Ashtu si është mirë të kesh të gjithë lojtarët në bord. Në San Sebastian e tregoi edhe kur loja ishte shumë e komplikuar dhe solli Ansu Fatin dhe Raphinha për t’i dhënë jetë të re sulmit të katalanasve.

Zgjidhja ishte efektive dhe e shpejtë. Pesë minuta më vonë skuadra ishte me epërsi prej 3-1.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore