Sport

Revolucion në sulmin e Napolit, pritet edhe transferimi i Brojës


Faza e sulmit te skuadra e Napolit si duket do të pësojë ndryshime rrënjësore, me shumicën prej sulmuesve që pritet të largohen në këtë afat kalimtar veror.

Lorenzo Insigne tashmë është transferuar në skuadrën amerikane, Toronto, derisa edhe Dries Mertens pritet ta vijojë karrierën jashtë Napolit.

Victor Osimhen gjithashtu mund të largohet drejt Arsenal-it, pasi që raportohet se këta të fundit janë duke përgatitur një ofertë bombastike në drejtim klubit italian.

Ndërkohë, Napoli ka siguruar tashmë shërbimet e Khvicha Kvaratskhelia nga skuadra gjeorgjiane, Dinamo Batumi, për të cilin shpenzuan 10 milionë euro.

Gjithashtu janë në bisedime për transferimin e Gerard Deulofeu, i cili pritet ta marrë vendin e Mertens-it.

Ndërkaq, skuadra napolitane do të ketë nevojë edhe për një qendërsulmues, në rast se Osimhen largohet.

Dy janë emrat për ta zëvendësuar nigerianin: futbollisti i kombëtares shqiptare, Armando Broja dhe ai i Sassuolo-s, Gianluca Scamacca.

Sa i përket Brojës, ai është gjithashtu në kërkim nga disa skuadra angleze, andaj italianët duhet të përballen me një konkurrencë të fortë për ta veshur me ngjyrën e kaltër bomberin kuqezi.

Gjithashtu edhe Scamacca është duke u kërkuar nga disa skuadra të mëdha evropiane me Parisin në krye, andaj Sassuolo nuk do ta lëshojë edhe aq lehtë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore