Shqipëria

Reshjet, disa fshatra në Korçë pa energji elektrike


Reshjet e shiut, të shoqëruara edhe me erë, kanë shkaktuar shkëputje të energjisë elektrike në disa fshatra të Qarkut të Korçës.

Në njësinë adminitrative Dardhas, pesë fshatra rezultojnë pa energji elektrike. Në njësinë Proptisht rezultojnë dy fshatra pa energji elektrike. Në Velçan gjithashtu ka disa fshatra pa energji elektrike.

Nga reshjet e shiut nuk janë shkaktuar përmbytje deri më tani. Gjatë mbrëmjes, në Qarkun e Korçës ka pasur reshje te dobëta shiu.

“Kalueshmëria në akset rrugore nacionale kryhet pa probleme. Në segmentin e Dardhës nga kilometri i tetë deri ne kilometrin 13-të po punohet me kriposje nga firma kontraktore. Vazhdon të jetë e mbyllur nga dëbora rruga rurale në njësinë administrative Vithkuq”, thuhet në njoftim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore