Rajoni

Republika e Maqedonisë së Veriut: Rritet euroskepticizmi midis të rinjve


Sipas të dhënave të Institutit për Demokraci në Shkup(IDSCS), ngjarjet e integrimit të Maqedonisë së Veriut janё duke ndikuar në opinionin publik dhe perceptimin e popullsisë ndaj Bashkimit Evropian(BE), sipas Portalb.mk.

Gjatë vitit 2020, Bullgaria vendosi kushte dhe paralajmëroi për veto ndaj negociatave egzistuese, duke nënkuptuar bllokadë për nisjen e bisedimeve hyrëse. Në nëntor dhe dhjetor të vitit 2020, Bullgaria disa herë i vendosi veto Maqedonisë së Veriut.

Ndërkohë, sipas të dhënave të IDSCS, në vitin 2020, 69% e popullsisë mbështetёn anëtarësimin në BE. E përkthyer kjo në një vlerë prej 4% më shumë se vitin e kaluar.

Fakt ky që tregon një ngushtim të hendekut ndëretnik në shkallën e mbështetjes për anëtarësimin në BE.

Sidoqoftë, paralelisht me këto lëvizje, ekziston një rritje përkatёsisht prej 3% e pikëpamjeve euroskeptike, të cilat tani përfaqësojnë 22% të popullsisë.

Mbështetja për Unionin Euroaziatik si alternativë ndaj anëtarësimit në BE është rritur me rreth 13% krahasuar me vitin 2019, sipas Portalb.mk.

Ndër faktorët më të rëndësishëm që shpjegon dukurinë, shihen kërcënimi për humbjen e idenditetit dhe sovranitetit kombëtar si pasojë e proceseve të evropianizimit.

Po ashtu, e dukshme është dhe rritja e perceptimeve negative ndaj fqinjëve dhe aleancës së tyre në procesin e integrimit evropian.

Ndryshe nga vitet e kaluara, kur arsyet në procesin e anëtarësimit shiheshin më shumë në dështimin për të zbatuar reformat e brendshme, tani më shumë se gjysma e qytetarëve problemin më të madh për procesin e anëtarësimit në Maqedoninë e Veriut e drejtojnë drejt pozicioneve të vendeve fqinje. Në një masë prej 20% më shumë se vitin e kaluar.

Vetoja bullgare dëmtoi seriozisht procesin e zgjerimit

Kreu i Instituti për Demokraci nё Shkup(IDSCS), Marko Troshanovski, theksoi se viti i kaluar ishte mjaft i pafat për ambiciet e Maqedonisë për qasje në BE. Ndërkohë shpallja e vetos bullgare  dëmtoi seriozisht procesin e zgjerimit.

“Ky qorrsokak e vendos në rrezik stabilitetin rajonal, zgjeron hendekun në çdo aspekt midis Ballkanit Perëndimor dhe BE-së, inkurajon tendenca autoritare, zëra populistë. Dëmet janë të mëdha, kurse Brukseli është i vetëdijshëm për pasojat e kësaj situate. Kredibiliteti i Unionit dhe i procesit janë të dëmtuara seriozisht. Edhe pse mbështetja e përgjithshme për BE-në është akoma e fortë, skepticizmi po rritet, veçanërisht tek të rinjtë, ndërsa mbështetja për Rusinë është në rritje. Të anketuarit ende e shohin BE-në si aleatin e tyre më të mirë të huaj, por BE-ja nuk shihet më si faktori i huaj më me ndikim dhe qëndron prapa Shteteve të Bashkuara. Pyetja është nëse BE-ja ka një plan B për ne dhe rajonin”, u shpreh Troshanovski.

Përfaqësuesi i ri i Fondacionit Konrad Adenauer në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Daniel Brown, theksoi rëndësinë e procesit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut, veçanërisht duke marrë parasysh jo vetëm bashkëpunimin politik dhe ekonomik, por edhe bashkëpunimin në fusha të tilla si mjedisi, infrastruktura dhe i ngjashëm.

“Fondacioni Konrad Adenauer mbetet i përkushtuar në procesin e integrimit evropian të vendit dhe së bashku me partnerët tanë si Instituti për Demokraci, ne do të shoqërojmë Republikën e Maqedonisë së Veriut në atë proces”, tha Brown.

Sondazhi i opinionit publik mbi procesin e pranimit të Maqedonisë në Bashkimin Evropian (IDSCS) në bashkëpunim me zyrën e Fondacionit Konrad Adenauer, të cilin e prezantuan sot përmes platformës online Zoom, janë vazhdim i shumë viteve të sondazheve të opinionit publik mbi procesin eurointegrues.

Ndryshe, nga viti 2020 që dukej si vit i shpresës për fillimin e negociatave mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, pasi kjo e fundit më 24 mars dha dritën jeshile për fillim të pakushtëzuar të bisedimeve me BE-në, kjo shpresë ishte shumë jetëshkurtër. Disa muaj më vonë, Bullgaria filloi me kushtet dhe paralajmërimin për veto ndaj kornizës negociuese, që nënkuptonte edhe bllokadë për nisjen e bisedimeve hyrëse. Paralajmërimet u jetësuan dhe besimi për tejkalim të ngërçit shumë shpejt u shua, pasi në nëntor dhe dhjetor Bullgaria disa herë i vendosi veto Maqedonisë së Veriut.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore