Auto

Rënie me 20% të regjistrimeve të makinave në Evropë


Të dhënat e Shoqatës Evropiane të Prodhuesve të Automjeteve (ACEA)  kanë treguar se gjatë muajit shkurt regjistrimet evropiane të makinave kanë rënë në 20.3% për shkak të kufizimeve të pandemisë dhe pasigurisë shoqëruese që ka qenë e përhapur në Evropë.

Agjencia e lajmeve, Reuters, tregon se regjistrimet kanë rënë nga viti në vit me 850 mijë e 170 automjete në Bashkimin Evropian, Britani dhe vendet e Shoqatës Evropiane të Tregtisë së Lirë (EFTA).

Kjo është një shenjë që shumica e tregjeve evropiane kanë shënuar rënie.

Në Spanjë rënia shënoi një shifër prej 38%, ndërsa në Francë dhe Gjermani shitjet ranë përkatësisht në 21% dhe 19%.

Ndryshe me to, Italia shënoi një rënie më të ulët të shitjeve të makinave në 12% në muaj.

Për sa i përket kompanive të automjeteve, Volkswagen dhe Stellantis kanë pësuar rënie të shitjeve respektivisht me 19% dhe 22%, ndërsa Renault shënoi një rënie prej 29%.

Nuk mbeten pas as prodhuesit e makinave luksoze. Në muajin shkurt, BMË ka shënuar një rënie prej 13% , ndërsa Daimler 20%.

Situata e përkeqësuar e rënieve të shitjeve të makinave ka bërë që prodhuesit evropian të automjeteve të mbështeten më së shumti në shitjet në Kinë. Kjo pasi atje nuk është ndërmarrë një bllokim i radhës për pandeminë në mënyrë që shitjet e vitit 2021 të pësojnë rritje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore