Shqipëria

Rënie e volumit të mallrave në portet e Shqipërisë për muajin korrik


Për muajin korrik të këtij viti, volumi i mallrave të ngarkuara dhe shkarkuara në porte është 334,5 mijë tonë.

Kjo shifër tregon një rënie me 28,1 për qind krahasuar me muajin korrik të vitit 2021, sipas raportit të fundit nga INSTAT-i.

Volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë rezulton 1,615 mijë tonë-kilometër, duke u ulur me 4,2 për qind krahasuar me korrikun e kaluar.

Volumi i mallrave të transportuar me ajër është 152,0 tonë, duke u ulur me 12,2 për qind në krahasim me muajin korrik të vitit 2021.

Transporti i mallrave me det, hekurudhë dhe ajër

Në shtatëmujorin e vitit 2022, volumi i mallrave të ngarkuara dhe shkarkuara në porte është 2.414,1 mijë tonë, duke u ulur me 14,1 për qind krahasuar me shtatëmujorin e vitit 2021.

Volumi i mallrave të transportuar me hekurudhë është 11.690 mijë tonë-kilometër, duke u ulur me 29,7 për qind krahasuar me shtatëmujorin e vitit 2021.

Volumi i mallrave të transportuar me ajër është 1.133,2 tonë, duke u ulur me 0,3 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Treguesitspecifikë tëtransportit ajror

Numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë detare është 219.701 pasagjerë. Krahasuar me korrikun e kaluar, ky tregues është rritur me 71,9 për qind.

Numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë hekurudhore është 549 pasagjerë. Krahasuar me korrikun 2021, ky tregues është ulur me 91,7 për qind.

Transporti ajror i pasagjerëve zë 73,6 për qind të transportit gjithsej për korrikun e këtij viti.

Numri i fluturimeve u rrit me 33,2 për qind krahasuar me muajin Korrik 2021. Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore është 614 mijë e 340 pasagjerë, duke u rritur me 44,8 për qind.

Transporti i pasagjerëve sipas mënyrës së udhëtimit

Në shtatëmujorin e vitit 2022, kanë udhëtuar me linjë detare 564 mijë e 41 pasagjerë, duke u rritur me 74,2 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë hekurudhore është 9 mijë e 396 pasagjerë, duke u ulur me 19,1 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore, në shtatëmujorin e vitit 2022 është 2 milion e 712 mijë e 918 pasagjerë, duke u rritur me 2,3 herë, krahasuar me shtatëmujorin e vitit 2021.

Numri i fluturimeve ajrore është 21 mijë e 104 duke u rritur me 80,7 për qind krahasuar me shtatëmujorin e vitit 2021.

Struktura e eksportevesipas mënyrës së transportit,Korrik2022

Në Korrik 2022, volumi i mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 674,4 mijë tonë ku 50,7 për qind e tyre u transportua me det.

Në shtatëmujorin e vitit 2022, volumi i mallrave të tregtuara është 5.171,3 mijë tonë ku 53,8 për qind e tyre u transportua me det.

Për këtë muaj korrik, volumi i mallrave të eksportuara me tokë zë 59,0 për qind dhe me det 41,0 për qind. Volumi i mallrave të eksportuara me tokë është ulur me 22,7 për qind.

Në shtatëmujorin e vitit 2022, volumi i mallrave të eksportuara me tokë zë 54,7 për qind, me det 45,2 për qind dhe 0,1 për qind me hekurudhë. Volumi i mallrave të eksportuara me tokë është ulur me 12,7 për qind.

Volumi i mallrave të importuara me det zë 58,2 për qind, me tokë 40,8 për qind dhe të tjera 1,0 për qind. Volumi i mallrave të importuara me tokë në muajin korrik 2022 është ulur me 13,6 për qind.

Në shtatëmujorin e vitit 2022, volumi i mallrave të importuara me det zë 61,0 për qind, me tokë 38,2 për qind, me hekurudhë 0,1 për qind dhe të tjera 0,7 për qind.

Volumi i mallrave të importuara me tokë është ulur me 8,0 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Struktura e importeve sipas mënyrës së transportit, Korrik2022

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore