Shqipëria

Rënie e numrit të rasteve pozitive me COVID-19 në Shqipëri


Gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë humbje jete nga coronavirus-i dhe kanë rezultuar pozitiv 25 persona.

Ndërkohë gjatë kësaj dite vërehet një ulje e numrit të rasteve reja në krahasim me një ditë më parë që ishin 40.

Pozitivë kanë rezultuar 20 persona në Tiranë, një në Shkodër, Durrës, Berat, Vlorë dhe Gramsh.

Gjithashtu është rritur numri i pacientëve që marrim trajtim spitalor. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 20 pacientë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 13 pacientë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130 mijë e 256 që nga fillimi i epidemisë.

Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri, kanë humbur jetën 2 mijë e 457 qytetarë. Janë kryer 906 mijë e 676 testime totale dhe 3 mijë e 762 testime ditore.

Aktualisht janë 433 raste aktive me Covid-19 në të gjithë vendin.

Përkatësisht 169 raste në Tiranë, 59 në Elbasan, 33 në  Lezhë, Shkodër, 32 në Vlorë, 31 në Kukës, 24 në Fier, 22 në Berat, 12 në Korçë, 10 në Durrës dhe gjashtë në Gjirokastër.

Nga ana tjetër Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vaksinohen për t’u mbrojtur nga COVID-19, në çdo qendër shëndetësore dhe pikë vaksinimi kudo në vend.

Apeli i MSHMS-së vjen si pasojë e identifikimit të variantit Delta në Shqipëri, i cili është më ngjitës dhe më lehtë i transmetueshëm.

Fushata e vaksinimit 

Që prej datës 1 gusht do të jetë një muaj i hapur i vaksinimit masiv.

Kjo nismë i parapriu ajo e datës 19-25 korrik, që ishte një javë e hapur e vaksinimit masiv për çdo qytetar +18 vjeç.

E gjitha kjo ka ardhur në kuadër të fushatës “Shqipëria Buzëqesh”.

Deri më tani, Shqipëria ka vaksinuar mbi 1 milionë e 198 mijë qytetarë.

Nga ana tjetër, mbi 500 mijë të tjerë kanë kryer të dyja dozat e vaksinës anti-COVID.

Shqipëria administron mbi 1 milionë e 700 mijë vaksina. Katër janë vaksinat e përdorura në vendin tonë: Pfizer, AstraZeneca, Sputnik V dhe Sinovac.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore