Sport

Rënia, ngritja dhe rilindja e ish-talentit të jashtëzakonshëm të Manchester United – Adnan Januzaj


Këtë javë, Adnan Januzaj, me Real Sociedad, do përballet me skuadrën ku ai bëri hapat e parë si futbollist profesionist, Manchester United.

Te Manchester United, Januzaj premtoi një karrierë të madhe, por ofroj shumë pak.

Ishte data pesë tetor, viti 2013, qyteti Sunderland, lokacioni – stadiumi i dritës, një yll i ri i Manchester United, u lind.

Të paktën, të gjithë menduam kështu.

Atë natë, Adnan Januzi kishte debutimin e tij të plotë në Premier League, atëherë 18 vjeç, Januzaj shënontë dy gola për të siguruar fitoren shumë të rëndesishme për trajnerin e ri, por shumë të rrezikuar të United, David Moyes.

“Aq largë sa shkojnë debutimet, do isha i surprizuar nësë ndonjë nga të mëdhenjtë ka treguar kaq shumë potencial qysh në ditën e parë.”

“Nuk ishim vetëm golat, e gjithë loja e tij ishte e jashtëzakonshme.” u shpreh Moyes pas ndeshjes.

“E di që kemi një super talent në dizpozicion, por do ta mbajmë me këmbë në tokë. Ai do jetë një lojtar i mrekullueshëm.”

Nuk ishte vetëm Moyes ai i cili kishte pritshmëri të mëdha.

Kur Januzaj iu bashkua United-it nga Andrerlecht në vitin 2011, ishte vetëm 16 vjeç, të gjithë në qendrën stërvitore në Carrington kishin besim që ai do shkonte shumë lartë.

Ai kishte marrëdhënie shumë të mira me trajnerët e të rinjve – McGuiness dhe Joyce, por ai stërvitej me skuadrën e parë.

Januzaj ishte në bankën rezervë në ndeshjen legjendare të fundit për Sir Alex në drejtimin e United, përballë West Brom, në maj të 2013-ës.

Në aspektin e talentit të rallë që posedon, shumë në klub e fusnin në të njëjtin grup me Ryan Giggs, Wayne Rooney dhe Cristiano Ronaldo.

Ishte talenti i tij natyral, prekja e parë, goditja e fortë dhe aftësitë që e bënin të veçohej nga të tjerët.

“Besoj së është i njejtë me Cristiano Ronaldo-n, është i jashtëzakonshëm.” tha ish-trajneri i të rinjve të United, Eric Harrison.

Moyes insistoi që ta mbajë Januzaj në ekip atë vit, e jo të dërgohet në huazim.

“Përkrah Rooney-t, Januzaj është talenti më i mirë që kam punuar me të. Është lojtar i mrekullueshëm, i dhuruar më një balancë të lartë që i ndihmon të kaloj lojtarët kundërshtar me lehtësi.”

Kështu thoshtë Moyes në një intervistë vite pas shkarkimit të tij nga United.

Anipse Januzaj zhvilloi 35 ndeshje në sezonin e tij të parë te United, kontrata pesë vjeçare që i’u ofrua thuhet të jetë arsyeja për rënien e formës të Januzaj, që mendoi se kishte shfaqur vetën si një lojtar kryesor të United.

“Shpresoj që të jetë lojtar që punon gjatë gjithë kohës dhe nuk ndalet kurr, e jo të mendoj që pasi ka zhvilluar dhjetë ndeshje në Premier League, është tashmë në maje.” tha Michael Laudrup, trajner i Swansea-s në atë kohë.

“Je thjeshtë një fëmijë kur ke 18, 19 apo 20 vjet. Është e rëndësishme të jeshë me këmbë në tokë. Por kjo varet nëse i ke njërëzit e duhur për të këshilluar afër.”

Kjo deklaratë erdhi pas një super paraqitje të Januzaj përballë Swansea-s atë sezon.

Në 2014-15, Januzaj do pësontë rënie të madhe pas ardhjes së Louis Van Gaal.

Edhe pse mori numri 11 të legjendarit Giggs, atë sezon Januzaj do startonte më shumë ndeshje me U-23 të United në ligën e dytë, sesa për ekipin e parë.

Januzaj kishtë shumë vështirësi të përballej me kritikat që i drejtoheshin atij.

Kur e kuptoi që nuk kishtë asnjë shans nën Van Gaal, Januzaj kërkoi të largohej nga United, edhe pse kontratën pesë vjeçare e kishte nënshkruar vetëm 18 muaj më parë.

Edhe pse nuk u largua përfunimisht, siç ai deshi, Januzaj në verën e 2015-ës, u largua në drejtim të Dortmund në huazim një vjeçar.

“Është gjynah që ai nuk e shfaqi dëshirën dhe qëndrimin që duhet për të ecur përpara në moshën e tij.”

“Unë u ndjeva sikurse ai nuk ishte kurr komplet me neve. Besoj që një pjesë e tij qëndroi në Manchester, dhe ai krahasonte gjithçka këtu me United.” kështu u shpreh Thomas Tuchel, trajneri i Dortmund atë kohë.

Të njëjtat pikëpyetje do ngriheshin pasi në 2016, Januzaj do i ribashkohej David Moyes, këtë rradhë në një huazim te Sunderland.

Januzaj shpresonte që me Mourinho-n ai do gjente veten e tij, por portugezi vendosi që ta dërgoj Januzaj në Sunderland për të “ringjallur” karrierën e tij.

Përsëri, gjërat nuk shkuan sipas planit, kur fansat e Sunderland shpesh e herë e përcillnin me fishkëllima jashtë fushës.

Ai shënoi vetëm dy gola dhe dha tre asistime në 29 paraqitje te Sunderland.

“I kam thënë Adnanit, nuk duhet të fajësosh askënd për çfarë ka shkuar gabim.”

“I kam thënë që të fokusohet te vetja dhe ta kutpoj që është detyra e tij të rikthej veten e tij të vërtetë. Nuk është gjithnjë faji i trajnerit” tha Moyes.

“Adnani duhet të pyes veten: A është përgatitur mirë? A është në kondicionin më të mirë? Dhe, kur i ka ardhur mundësia, a ka luajtur mirë? Në shumë raste, përgjigjja do jetë jo.”

Edhe pse Januzaj i mohon të gjitha pikëpyetjet mbi sjelljen e tij, shumica thonë që ishte ajo që ja shkatërroi karrierën te United.

Januzaj u largua drejt Real Sociedad në vitin 2017.

“Gjëja më irrituese është kur sheh lojtar si Januzaj që mbërrin në një nivel të caktuar, pastaj nuk punon më.” tha ish trajneri i Januzaj, Joyce.

“Nuk luan ndeshjet me të njëjtin nivel, nuk stërvitet aq shumë, ulet në xhakuzi dhe nuk bën të njëjtat punë që e sollën deri në atë nivel.”

“Në futboll je që të jesh kompetitiv, të shtysh vetën në maksimum dhe ta sfidosh atë. Nuk ka një mes, ose do të jesh në një band çunash të pop starit, ose futbollist.” mbylli Joyce.

Tash Januzaj pajtohet që koha e tij te United ishte një zhgëjim dhe po përgatitet që të ballafaqohet me skuadrën e Solskajer në raundin e 32-tave në Europa League.

Tashmë 26 vjeç, Januzaj është figurë kyçe për Real Sociedad.

Në 109 paraqitje për skuadrën spanjolle, Januzaj ka shënuar 16 gola dhe ka dhënë 16 asiste.

Performancat e fundit i kanë siguruar Januzajt edhe një rikthim te kombëtarja e Belgjikës.

Ndeshja përballë United nuk është për t’u hakmarrë ndaj askujt, thotë Januzaj.

“Nuk kam pse ti arsyetohem askujt se sa i mirë jam, thjesht duhet të besoj në vete, të luaj ndeshjet e mia dhe të jem i lumtur.”

“Jam i lumtur që po kthehem në atë vend, te skuadra që e dua. Kur hyj në fush, pa dyshim që nuk do ketë miq, sepse tani jam në një klub tjetër dhe dëshiroj shumë që të fitoj ndeshjen.”

Pa dyshim që ka pendesë te të dyja plaët që gjërat nuk shkuan si duhet.

“Për mua, zhgënjimi më i madh te ky klub ka qenë Adnan Januzaj. Nuk e besoj që kam parë një futbollist që nga Ryan Giggs, që është po aq i mirë sa Januzaj.” tha Nicky Butt, drejtuesi i akademisë së United.

“Ai është i pabesueshëm. Në sytë e mij, ai do bëhej një super yll.”

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore