Shëndet

Rënia e temperaturave shkakton efekte pozitive në trupin tonë


Sipas disa studimeve, shkencëtarët, kanë rënë në përfundimin  se i ftohti ka një sëre efeketesh pozitive.

Shumë njerëz preferojnë të qëndrojnë në ambiente të ngrohta kur është ftohtë, por kjo është e gabuar sipas shkencëtarëve.

Ata besojnë se ekspozimi i rregullt në temperatura të ulëta, ndihmon në shkrirjen e dhjamit, në përmirësimin e metabolizmit, në parandalimin e diabetit, si dhe në problemet me mushkëritë dhe zemrën.

Kur ndodheni në një ambient të ftohtë rrahjet e zemrës rriten, enët e gjakut ngushtohen, frymëmarrja shpejtohet dhe muskujt furnizohen me oksigjen, sipas ekspertëve. Këto procese fiziologjike rregullojnë sistemin kardiovaskular.

Sipas Prof. Wouter Van Marken Lichtenbelt i cili punon në “Qendrën Mjekësore të Universitetit të Maastricht-it”, i ftohti shmang sëmundjet e stinës.

Studimet sugjerojnë ekspozime të thjeshta ditore, si për shembull: ecja gjatë një pasditeje të freskët, veshja me pak rroba gjatë dimrit, hapja e dritareve herë pas here në shtëpi, gjumi në dhomë më të freskët ose dushet e ftohta mund të sjellin përfitime të mahnitshme.

Ushtrimet dimërore gjithashtu japin një nxitje të fuqishme në shëndetin mendor.
Përshatur nga AlbanianPost për Health Line

 

 

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore