Sport

Renditja e re e UEFA-së për klube, Bayern-i në krye, Juventus-i dhe Real Madrid-i shkëmbejnë vendet


UEFA ka publikuar ditën e enjte renditjen e klubeve më të mira, në bazë të performancës së tyre dhe pikëve të grumbulluara. Bayern Munich-u qëndron në krye i ndjekur nga Barcelona, Real Madrid-i, Juventus-i dhe Atletico Madrid-i.

Lista e plotë e 10 ekipeve më të mira në renditje plotësohet nga Manchester City, PSG, Manchester United, Liverpool dhe Sevilla.

Klubet më të mëdha që janë jashtë top 10, renditen përkatësisht: Arsenal-i në vendin e 11, Borussia Dortmund-i i 12, Chelsea i 13, Tottenham-i i 14, Roma e 17, Ajax-i 18, Napoli i 20, Laipzig-u i 21, Inter-i i 25,dhe Milan-i i 54.

Renditja për sezonin aktual udhëhiqet nga Bayern Munich-u, i ndjekur nga Mancheset City, Chelsea, Dortmund-i, Liverpool-i, Porto, Barcelona, Juventus-i, PSG, Sevilla dhe Real Madrid-i.

Renditja për 10 vitet e fundit, Real Madrid-i qëndron në krye, pasohet nga Bayern-i, Barcelona, Atletico, Chelsea, Juventus-i, Man. Utd, PSG, Porto dhe Man. City.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore