Rajoni

Renditja digjitale – Shqipëria humbet pikë në Ballkan


Një studim i Qendrës Evropiane të Berlin-it për Konkurrueshmërinë Digjitale (ECDC), ka zbuluar përkeqësimin e përformancës së Shqipërisë – në aspektin e digjitalizimit.

Sipër Shqipërisë, gjendet Gjermania që, sipas ECDC-së, ka ngecur në aspektin e konkurrencës digjitale gjatë pandemisë së COVID-19.

Për studiuesit, arsyet kryesore për këto performanca të ulëta janë deficitet në ekosistemin digjital.

Vendet e Ballkanit si (Kroacia, Serbia, Bosnje dhe Hercegovina apo Maqedonia e Veriut) ruajnë gjithashtu një trend negativ në renditjen e ECDC-së.

Sipas studimit, Gjermania është e fundit nga shtetet brenda G7-ës.

Vendi i vetëm, në të cilin përparimi ishte edhe më i ngadaltë midis kombeve më të rëndësishme industriale në botë, ishte Japonia.

Studiuesit theksojnë se hendeku në aspektin e konkurrencës digjitale po rritet gjithashtu midis superfuqive; Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Kinës.

Kina bëri përparim të konsiderueshëm, ndërsa SHBA-të mbeten ende prapa.

Shkencëtarët gjithashtu theksuan përparimin e Kanadasë, ku shteti, ngjashëm me Italinë, kishte filluar masa të gjera për të forcuar konkurrencën digjitale.

Për Raportin e Ngritjes Digjitale, shkencëtarët e ECDC-së vlerësuan të dhënat nga Raporti i Konkurrueshmërisë Globale të Forumit Ekonomik Botëror (WEF), Bankës Botërore dhe Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit në bazë të parametrave të ndryshëm.

Përveç aspekteve të ekosistemit, si burokracia dhe niveli i arsimimit, faktorë të tillë si qëndrimi i popullsisë u morën gjithashtu parasysh.

Evropa

Në Evropë, një transformim me dy kahe vazhdon. Njësoj si në raportin e vitit të kaluar, Franca bëri përparime të rëndësishme në konkurrueshmërinë e saj digjitale (+28), ndërsa Gjermania humbi në mënyrë të konsiderueshme gjatë së njëjtës periudhë kohore (-176).

Sidoqoftë, rezultatet e studimit zbulojnë gjithashtu se ndryshimi mund të ndodhë shpejt me masat e duhura.

Italia, për shembull, përmirësoi pozicionin e saj nga pozicioni i fundit në vitin 2020, në vendin e dytë nga Grupi i të Shtatëve për vitin 2021.

Digjitalizimi i shërbimeve

Gjatë fushatës zgjedhore – në muajin mars – kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaronte se nuk duhet harruar progresi që ka bërë Shqipëria.

Ai foli edhe për korrupsionin që zhvillohej më parë, për të mos mbajtur radhë.

Kreu i qeverisë u ndal dhe te problemet e qytetarëve me faturat afrofe.

“Kjo ishte e gjithë çka ndodhej pas sporteleve, pas atyre sporteleve të zymtë, ku një dorë zgjatej e tërhiqej, zgjatej e tërhiqej për të marrë sa dhjetëra dokumente që ju vetë duhet të grumbullonit për një vërtetim të vetëm”, shtoi Rama.

Kryeministri deklaroi se janë rreth 1 mijë e 207 shërbime, ose 95% e shërbimeve që tanimë ofrohen online.

Falë digjitalizimit të shërbimeve në Shqipëri ka rënë korrupsioni apo fuqia e ryshfetit, i cili ka qenë masivisht i përhapur.

Ai tha se “1% ishin shërbime online deri para 7 vjetësh”.

“95% janë sot, por shikoni çfarë ndryshimi. Kur ne e kemi filluar revolucionin digjital, kemi numëruar gjithsej 51 mijë aplikime. Çfarë janë 51 mijë aplikime për shërbime kryesisht të pamarra asokohe, aplikime të mbetura në icloud në krahasim me 7.7 milionë aplikime të bëra në vitin 2020 me përgjigje të marrë”, ravijëzonte kryeministri në fjalën e tij para zgjedhësve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore