Shëndet

Rëndësia e antibiotikëve në shëndetin e njeriut


 Zbulimi i antibiotikëve në vitet 1920 ka kontribuar në jetën më të gjatë dhe më të shëndetshme të njeriut dhe tani, ata përdoren më gjerësisht se kurrë më parë.

Por, pavarësisht se antibiotikët janë përdorur për dekada, ne dimë shumë pak për mënyrën se si ndikojnë në trupin tonë.

Farmacistja Dua Dana në një intervistë për Albanian Post ka bërë të ditur se antibiotikët përshkruhen nga mjekët vetëm për të larguar infeksionet bakteriale.

“Antibiotikët janë substanca kimike, të cilat në përqendrime relativisht të vogla janë të afta të antagonizojnë rritjen ose mbijetesën e një apo më shumë lloj mikroorganizmash”.

“Para zbulimit të antibiotikëve, njerëzit vdisnin nga infeksione te vogla, por pas zbulimit të tyre, fillon një epokë e re në përmirësimin e cilësisë së jetës të pacientëve”, u shpreh Dua.

Antibiotikët luftojnë substanca vetëm me infeksionet bakteriale, “Infeksionet që shkaktohen nga lloje të ndryshme të baktereve dhe asnjëherë infeksionet që shkaktohen nga virusët. Prandaj, antibiotikët nuk përdoren për trajtimin e infeksioneve virale, si gripi dhe ftohja”, ka shtuar Dua.

Kur flitet për antibiotikët, aq sa është i rëndësishëm përbërja dhe fekti i tij, e rëndësishëme është edhe përpikmëria në kohë, për ta marrë atë.

“Marrja e antibiotikeve rregullisht deri në përfundimin e kohës së trajtimit qe është e shkruar në recetë ndikon në eliminimin e baktereve që e shkaktojnë sëmundjen”, sqaron Dana.

Nëse simptomat zhduken pas fillimit të trajtimit, bakteret mund të jenë akoma të pranishme në organizëm, prandaj trajnimi nuk duhet të mbarojë.

“Nëse ndërpritet trajtimi para se të mbarojë cikli i trajtimit, bakteret e mbetura mund të vazhdojnë të shumohen, në këtë mënyrë infeksioni shfaqet përsëri por edhe vjen deri tek rezistenca bakteriale”.

Sipas saj, të gjitha barnat edhe antibiotikët kanë efekte anësore, të cilat mund te jenë nga ato të zakonshmet, si diarrea e deri tek ato jetë kërcënuese. Për këtë arsye antibiotikët nuk duhet të përdoren pa përshkrimin e mjekut.

Personat me sëmundje të ndryshme zakonisht duhet pasur kujdes në përdorimin e antibiotikëve.

“Disa persona kanë hipersensitivitet / alergji në disa lloje të antibiotikëve, prandaj në këto raste duhet pasur kujdes në llojin e antibiotikut të përshkruar”, shkroi Dana.

Tregu farmaceutik është shumë i pasur me antibiotikë me forma farmaceutike dhe doza të ndryshme.

Në përgjithësi antibiotikët ndahen në baktericid dhe bakteriostatik.

“Ndarja tjetër është në bazë të mekanizmit të veprimit, në të cilët çdo klasë ndahet në gjenerata me përfaqësuesit e tyre, çdo gjeneratë e re e antibiotikëve mund te jetë me efekte anësore të reduktuara apo me spektër më të gjerë të veprimit”, ka thëhë Dana.

Pra për çdo lloj të infeksionit, bazuar në bakterin që e shkakton këtë infeksion ekziston një antibiotikë i posaçëm.

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore