Sport

Renan Lodi transferohet te Nottingham Forest


Nottingham Forest ka përfunduar nënshkrimin e 18-të të afatit kalimtar duke marrë në huazim mbrojtësin e majtë të Atletico Madrid, Renan Lodi.

Lodi, 24 vjeç, u transferua nga skuadra braziliane e Serie A, Athletico Paranaense në vitin 2019, ka luajtur 118 herë për Atletico dhe ka fituar titullin e La Liga në sezonin 2020-21.

Braziliani gjithashtu bëri debutimin e tij ndërkombëtar në tetor 2019 kundër Senegalit.

Lodi, 24 vjeç, startoi në vetëm 13 ndeshje në La Liga për Atletico-n sezonin e kaluar dhe ka qenë një zëvendësues i papërdorur në të dyja ndeshjet e tyre deri më tani këtë sezon.

Kujtojmë se Nottingham Forest nënshkroi edhe Jesse Lingard-in, dhe me transferimin e Lodi-t, ata krijuan një ekip mjaft të mirë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore