Teknologji

Reliance në bashkëpunim me Facebook-un dhe Google-in


Reliance, konglomerati i kompanive industriale në Indi, ka bashkëpunuar me kompanitë e mëdha teknologjike si Facebook-u dhe Google-i dhe kompaninë e shitjeve në internet, Infibeam, për të ngritur një rrjet kombëtar të pagesave digjitale.

Agjensia e lajmeve, Reuters, shkruan se banka qendrore e Indisë ka ftuar kompanitë të krijojnë njësi të reja ombrellë për te krijuar një rrjet pagese që do të rigjallëronte sistemin e operuar nga Këshilli Kombëtar i Pagesave të Indisë (NPCI). Kjo do të bëhet për të zvogëluar rreziqet e përqëndrimit të hapësirës.

Prej të përditshmes së biznesit në Indi, Elektronik Times, zbulohet se grupi i udhëhequr nga Reliance është në fazat e përparuara të paraqitjes së propozimit të tyre te banka indiane.

Lidhur me NPCI-në, ajo është krijuar në vitin 2008 dhe përfshihet në kategorinë e organizatave jofitimprurëse. Prej vitit 2019, u bë aksionere e dhjetra bankave, përfshirë Bankën e Shtetit të Indisë, Cittibank-un dhe HSBC-në.

Sipas Reuters, Këshilli përpunon biliona dollarë pagesa çdo ditë përmes shërbimeve të transfertave të fondeve ndërbankare, transaksioneve ATM dhe pagesave digjitale.

Për sa i përket bashkëpunimit, një zëdhënës i Infibeam-it ka refuzuar të japë komente me arsyetimin se kompania është e lidhur me konfidencialitetin e procesit. Nga ana tjetër, Facebook-u dhe Google-i e kanë pranuar partneritetin me kompaninë dhe aksionet e tyre në të.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore