Aplikacione

Rekordi i Twitter-it për vitin 2020


Media sociale, Twitter ka publikuar të ardhurat e tremujorit të fundit të vitit 2020 duke shënuar një rekord të ardhurash dhe duke justifikuar përcaktimin nga shefi ekzekutiv i saj si një vit “të jashtëzakonshëm” për platformën.

Agjensia e lajmeve, BBC, shkruan se platforma sociale e mesazheve ka deklaruar se të ardhurat për vitin 2020 krahasuar me të ardhurat e tremujorit të fundit të vitit 2019, janë rritur me 28% në 1.29 bilionë dollarë.

“Ne jemi një platformë që është padyshim shumë më e madhe se çdo temë apo llogari”, ka thënë shefi ekzekutiv i Twitter-it, Jack Dorsey pas reagimeve të analistëve të cilët u shprehën se bllokimi nga Twitter-i i llogarisë së ish presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të kishte ndikim te rezultatet e tremujorit të fundit.

BBC shton se rezultatet e tremujorit të katërt të Twitter-it arritën të mundnin pritshmëritë e analistëve mirëpo, nuk arritën që këto rritje t’i përmbushin edhe në kuadër të rritjes së numrit të përdoruesve.

Twitter-i vendosi në datë 8 janar të vitit 2021 të pezullojë përgjithmonë llogarinë e ish presidentit, Donald Trump, pas trazirave në Washington DC. Kjo lëvizje shkaktoi përsëri frikën se ikja e tij mund të kishte ndikim në popullaritetin e platformës për tremujorin aktual.

Në kundërpërgjigje të kësaj fryme, shefi ekzekutiv i Twitter-it, Jack Dorsey, është shprehur se përdoruesit mund të ndjekin më shumë se gjashtë mijë tema të ndryshme duke theksuar faktin se prania e tyre nxit rritjen e platformës. Ai shtoi gjithashtu, se 80% e audiencës së platformës Twitter gjendet në SHBA.

Lidhur me planet për vitin 2021, kompania ka bërë me dije se kostot dhe shpenzimet e saj të përgjithshme do të rriten me 25% në bazë të planifikimit për të rritur numrin e të punësuarve me 20%. Ndërkohë që viti 2020 u përmbyll me 5 mijë e 500 të punësuar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore