Sport

Rekord shikueshmërie në Formula 1


 

Sky Sport, transmetuesi kryesor i Formula 1 në mbarë botën ka raportuar për një rekord shikueshmërie në garën e parë të sezonit.

Gara e parë e sezonit 2021, e zhvilluar në Bahrain, ka tërhequr vëmendjen më të madhe për një garë të Formula 1, të paktën sipas të dhënave të Sky Sports.

Një mesatare prej 1.98 milionë shikuan garën e Bahrain-it.

Numri arriti në 2.23 milionë në dhjetë xhirot e fundit kur “lufta” e Max Verstappen dhe Lewis Hamilton arriti kulmin.

Këto figura e vendosin Bahrain-in si garën më të përcjellur të F1 në Sky Sport, duke mundur garat e kaluara dhe duke u bërë gara e parë që arrin shifrën e dy milionë shikuesish.

Bahrain-i sezonin e kaluar kishte 1.39 milionë shikues, kurse gara hapëse në Australi 1.51 milionë.

Edhe kualifikueset e Bahrain-it ishin rekord, me 1.34 milionë persona që gjetën kohën e tyre për të përcjellur sportin më të shpejtë në botë.

Një sezon që premton shumë, jo vetëm në pistë, por edhe jasht saj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore