Shqipëria

14 humbje jete, rekord infektimesh me COVID-19


Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS), bën me dije, të enjten, më 4 shkurt, se gjatë 24 orëve të fundit ka pasur 14 humbje jete, për shkak të coronavirusit. Shtatë qytetarë janë nga Tirana, dy nga Durrësi, një nga Kavaja dhe një nga Librazhdi, një nga Bulqiza, një nga Kurbini dhe një qytetar nga Korça. Këta persona i përkasin grupmoshës 56-87 vjeç.

Janë kryer 3 mijë e 974 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1 mijë e 52 qytetarë.

Aktualisht në katër spitalet COVID, po trajtohen 408 pacientë, ndër këto 18 ndodhen në terapi intensive dhe katër pacientë janë në intubim.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 585 qytetarë.

MSHMS-ja, iu ka bërë apel qyetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat anti-COVID. Të vendosin maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, të shmangin grumbullimet dhe të ruajnë distancimin fizik, të kujdesen për higjenën vetjake, në mënyrë që të parandalohet përhapja e COVID-19.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore