Lajme

Rekord i ri rastesh me COVID në Kinë pas protestave të fundjavës


Autoritetet kineze konfirmuan një tjetër shifër rekord infektimesh me COVID-19 të hënën, pas një fundjave të jashtëzakonshme protestash në të gjithë vendin.

Kjo, për kufizimet kufizuese të Coronavirus-it, në skena të paprecedenta qëkurse presidenti i vendit Xi Jinping mori pushtetin një dekadë më parë.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia “Reuters”.

Kina raportoi të hënën një rekord të pestë radhazi ditor të rasteve të reja lokale prej 40 mijë rastesh, nga 39 mijë një ditë më parë.

Mega-qytetet si Guangzhou dhe Chongqing, me mijëra raste, po përpiqen të përmbajnë shpërthimin e infeksioneve.

Në Shangai, demonstruesit dhe policia u përleshën të dielën, me efektivët që mbushën një autobus me protestues.

Multimediali britanik “BBC” tha se policia sulmoi dhe arrestoi një nga gazetarët e saj që mbulonte ngjarjet përpara se ta lironte pas disa orësh.

Gjatë fundjavës, protestuesit në qytete përfshirë Wuhan dhe Lanzhou përmbysën objektet e testimit për COVID.

Studentët u mblodhën në kampuset e të gjithë Kinës në veprime që u ndezën nga zemërimi për një zjarr në apartament në fund të javës së kaluar në qytetin e largët perëndimor të Urumqi që vrau 10 njerëz.

Zjarri vdekjeprurës nxiti spekulimet se frenimet e COVID-it në qytet, pjesë të të cilit kishin qenë nën izolim për 100 ditë, kishin penguar shpëtimin dhe arratisjen, gjë që zyrtarët e qytetit e mohuan.

Turmat në Urumqi dolën në rrugë të premten në mbrëmje, duke brohoritur “Fund bllokimit!”, sipas videove të paverifikuara në mediat sociale.

Në orët e para të së hënës, një grup brohoriti “nuk duam teste COVID, duam liri” ndërsa valëvisnin në ajër copa letre të bardha, të cilat janë bërë simbol i protestës në Kinë ditët e fundit.

Kina ka qëndruar strikte me politikën “zero COVID-19” edhe pse pjesa më e madhe e botës ka hequr shumicën e kufizimeve.

Shumë analistë thonë se Kina nuk ka gjasa të fillojë një rihapje të konsiderueshme para marsit ose prillit, dhe ekspertët paralajmërojnë se Kina gjithashtu duhet të rrisë përpjekjet e saj të vaksinimit.

Qindra njerëz protestojnë në Wuhan kundër politikës “zero COVID”

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore