Sport

Rekord historik nga Cristiano Ronaldo


Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo me golin e shënuar të martën ndaj Spezias, në Serie A, theu një tjetër rekord historik.

36-vjeçari, tashmë është futbollisti i vetëm i të gjitha kohërave, i cili arrin të shënojë më shumë se 20 gola, në 12 sezone radhazi, me klubet të cilat ka luajtur.

Kështu portugezi, që nga sezoni i parë me Real Madridin në 2009/10 që shënoi 26 gola, deri më tani ka arritur çdo sezon ta tejkaloj këtë numër, ku kulmin e arriti në sezonin 2014/15, në të cilin shënoi plotë 48 gola në La Liga.

Pesë herë fituesi i topit të artë, deri më tani në klubet Sporting Lisbon, Manchester United, Real Madrid dhe Juventus, , ka arritur të shënoj plot 665 gola në të gjitha garat.

Ai gjithashtu është edhe golashënuesi më i mirë i kombëtares së Portugalisë me 102 gola.

Më poshtë mund të shihni numrin e golave të Ronaldos, gjatë 12 sezoneve të fundit:

2009/10: 26 gola në La Liga

2010/11: 40 gola në La Liga

2011/12: 46 gola në La Liga

2012/13: 34 gola në La Liga

2013/14: 31 gola në La Liga

2014/15: 48 gola në La Liga

2015/16: 35 gola në La Liga

2016/17: 25 gola në La Liga

2017/18: 26 gola në La Liga

2018/19: 21 gola në Serie A

2019/20: 31 gola në Serie A

2020/21: 20 gola në Serie A ( vazhdon ende)

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore