Lajme

Rekord dëbore në Rusi


Rusia është përfshirë nga reshje rekord të dëborës gjatë fundjavës.

Mjetet borëpastruese dhe pastruesit e qyteteve kanë punuar me orë të stërzgjatura për të mbajtur rrugët e hapura dhe të kalueshme nga mjetet.

Dhjetëra automjete janë përfshirë në aksidente rrugore në Moskë.

Autoritetet rrugore i kanë kërkuar qytetarëve të përdorin transportin publik në vend të mjeteve personale. Gjithsesi, nga pamjet, duket se këto kërkesa janë anashkaluar.

Disa trena të veçantë borëpastrues janë vënë në punë. Punonjësit hekurudhorë, kanë pastruar shinat e trenave me ajër të kompresuar. Mbi 10 mijë të tillë janë angazhuar në operacione.

Metereologët kanë parashikuar se reshje të tilla do të zgjasin deri javën tjetër.

Kjo valë e të ftohtit siberian, ka përfshirë gjithë Evropën, duke shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore