Shqipëria

Regjistrohen në KQZ koalicionet “Aleanca” dhe “AOKBPEK”


Mbrëmjen e sotme, më 24 shkurt është regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) një nga koalicionet që do të garojë në zgjedhjet e 25 prillit.

Subjekti zgjedhor i regjistruar quhet Aleanca.

Partitë pjesëmarrëse në koalicion janë:

Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane;

Partia me Aftësi të Kufizuara të Shqipërisë;

Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare;

Partia e Reformave Demokratike Shqiptare;

Aleanca Demokratike Shqiptare;

Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet;

Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve;

Një tjetër koalicion i paraqitur në KQZ mbrëmjen e 24 shkurtit, për të marrë pjesë në zgjedhje është “Aleanca Ora Kombëtare – Emigracioni – Bashkimi Popullor dhe Konservatorët”. Sigla e koalicionit do të jetë “AOKBPEK”.

Partitë politike përbërëse të këtij kolacioni janë:

Partia Kombëtare Konservatore Albania;

Partia Ora e Shqipërisë;

Partia Emigracioni Shqiptar;

Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptar;

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, inspektuan fillimin e procesit të vaksinimit të personelit mjekësor në Berat.

 

 

 

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore