Lajme

Regjimi i Asadit përfiton nga miliona dollarët ndihmë prej OKB-së


Qeveria siriane “ka vjedhur” miliona dollarë ndihmë të huaj, duke i detyruar agjencitë e OKB-së të përdorin një kurs më të ulët këmbimi.

Sipas sistemi të gjurmimit financiar të OKB-së, për vitin 2020, Banka Qendrore e Sirisë, e sanksionuar nga Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, ka përfituar 60 milionë dollarë nga çdo dollar ndihmë të dërguar.

Studiuesit analizuan qindra kontrata të OKB-së për të blerë mallra dhe shërbime për njerëzit që jetojnë në zonat e kontrolluara nga qeveria në Siri.

Më shumë se 90 për qind e popullsisë po jetojnë në varfëri.

Në një kohë që kursi zyrtar i këmbimit i Bankës Qendrore është 2 mijë e 500 SYP për dollarin amerikan, norma në tregun e zi është 3 mijë e 500 SYP (paundi sirian).

SYP – paundi sirian

Në studim nuk janë monitoruar sasitë e parave të shkëmbyera në paund sirianë, pasi “gjurmimi i një informacioni të tillë ishte përtej qëllimit të misionit të tyre”.

Që nga viti 2014, më shumë se 350 mijё njerëz kanë vdekur në Siri.

Qeveritë kanë dhuruar mesatarisht 2.5 miliardë dollarë në vit për programet e OKB-së për Sirinë.

Në vitin 2016, OKB-ja u akuzua për ndihmën e regjimit, duke devijuar miliarda dollarë ndihmë në rajonet e mbajtura nga qeveria, ndërsa linte zonat e rrethuara pa ushqim dhe ilaçe.

Presidenti Bashar-al-Assad

Human Rights Watch (HRW) ka paralajmëruar se agjencitë dhe qeveritë e OKB -së rrezikojnë bashkëpunimin në shkeljet e të drejtave të njeriut në Siri, nëse nuk sigurojnë transparencë dhe mbikëqyrje efektive.

Vitin e kaluar, SHBA-të njoftuan një shtesë prej 700 milionë dollarë në ndihmë humanitare për Sirinë.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka dhënë 1.59 miliardë paund ndihmë për Sirinë nga shkurti 2012 deri në qershor 2021.

Meqenëse OKB është e detyruar nga qeveria siriane të përdorë normën zyrtare, gjysma e parave të ndihmës së huaj të shkëmbyer në paund sirianë në vitin 2020 humbën, pas shkëmbimit në normën më të ulët zyrtare.

Pas 10 vitesh lufte civile në Siri, lodhja e donatorëve ndërkombëtarë, e parë tashmë në uljen e premtimeve të ndihmës, është kthyer në një ri-angazhim politik më të hapur me regjimin e Asadit.

Pa rolin e fortë të Shteteve të Bashkuara në gjetjen e një zgjidhjeje politike në Siri, të cilën Washington-i ende e mbron publikisht, kombet arabe – përfshirë Jordaninë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabinë Saudite dhe Egjiptin – kanë rinisur bisedimet diplomatike, kanë rihapur kufijtë tregtare dhe sinjalizuar rinovimin e bashkëpunimit ekonomik.

Ilustrim

SHBA lejon Damaskun të luajë një rol të madh në dërgimin e gazit egjiptian në Liban, në fuqizimin e termocentraleve të vendit të varfëruar nga karburanti.

Interpoli lejoi Sirinë të ribashkohej me rrjetin e saj, edhe pse fati i disidentëve të kapur gjatë luftës mbetet i panjohur.

Duke shqyrtuar 779 prokurime të disponueshme publikisht për vitin 2019 dhe 2020, të listuara në bazën e të dhënave të Tregut Global të OKB-së, studiuesit zbuluan se deri në 100 milionë dollarë ishin humbur në kursin e këmbimit.

Nëse pagat, programet e ndihmës në para dhe burimet e tjera të financimit që nuk bëhen publike, do të përfshiheshin, banka mund të fitonte qindra miliona dollarë.

Financimi është kanalizuar përmes agjencive të ndryshme të OKB-së, si Zyra për Koordinimin e Çështjeve Humanitare, Programi Botëror i Ushqimit, Programi i Zhvillimit të OKB-së,  UNHCR, Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë, si dhe UNICEF.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore